Presidenti Ilir Meta ka reaguar teksa protesta e opozitës është në zhvillim, dhe protestuesit thyen kordonin e policisë, ndërsa më herët sulmuan me bojë e domate godinën e kryeministrisë. Kreu i shtetit bën thirrje që protesta të jetë paqësore.
“Të evitohen konfrontimet”, thotë presidenti në një reagim të minutës së fundit.


