• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit
Home
Nderkombetare

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

11 June, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Autoriteti i ri detar iranian konfirmoi “mbylljen e plotë” të Ngushticës së Hormuzit “deri në një njoftim të ri”, pasi Garda Revolucionare kishte njoftuar këtë vendim gjatë natës.

“Për shkak të tensioneve të shkaktuara nga agresioni i forcave amerikane në rajon dhe njoftimit të bërë mbrëmë nga forcat e armatosura iraniane, Ngushtica e Hormuzit do të jetë e mbyllur deri në një njoftim të ri”, deklaroi Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik në një komunikatë të publikuar në rrjetin social X.

Komunikata pason një natë të tensionuar sulmesh në Lindjen e Mesme. Për të dytën natë radhazi ushtritë e SHBA dhe Iranit sulmuan objektiva në shtete të ndryshme të rajonit.

Komanda Qëndrore amerikane njoftoi rreth mesnatës së të mërkurës se nisi sulme në Iran. Objektivat kryesore ishin në qytete dhe provinca në Ngushticën e Hormuzit ky u synuan radarët dhe sistemet e mbrojtjes në Bandar Abbas, ishullin qeshm dhe në Hengam.

Irani u përgjigj duke lëshuar raketa drejt vendeve të tjera të rajonit duke marrë sërish në shënjestër bazat amerikan në Kuvajt, Bahrein dhe në Jordani. Në këtë të fundit garda revolucionare njoftoi se lëshoi 12 raketa balistike drejt bazës Al-Azraq ku shba mbajnë të stacionuar avionë F-35, F-15 dhe F-16.

Garda Revolucionare njoftoi se në ngushticën e hormuzit goditi dy anije që anashkaluan kufizimet e iranit për lundrim dhe më pas njoftoi mbylljen plotësisht të ngushticës.

Donald Trump foli në Fox News ku zbuloi se sulme ishin kryer edhe pranë Teheranit dhe se ishin lëshuar 49 raketa tomahok.

“Avionët luftarakë amerikanë po operojnë në hapësirën ajrore iraniane. Izraelitët nuk janë të përfshirë në valën aktuale të sulmeve ajrore. Çfarë do të ndodhë nëse Teherani nuk firmos një marrëveshje? Do t’i bombardojmë derisa t’i bëjmë copa copa”, tha Trump.

Këto sulme që vijuan për të dytën ditë radhazi nuk janë një rikthim në luftë. Ky është një mesazh që amerikanët ua dërguan Iranit nëpërmjet Katarit.

Ndërkohë, përpjekjet për të arritur një marrëveshje paraprake mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë intensifikuar. Kështu shkruan Reuters në faqen e saj.

Sipas disa burimeve, Irani dhe SHBA-ja vazhdojnë të shkëmbejnë mesazhe lidhur me detajet e një memorandumi mirëkuptimi. Sipas burimeve iraniane, është arritur një marrëveshje politike, por disa pika mbeten ende për t’u diskutuar në detaje, përfshirë një mekanizëm për zhbllokimin e dhjetëra miliardë dollarëve të ardhura nga nafta iraniane, të ngrira në banka të huaja.

“Irani kërkon që 6 deri në 12 miliardë dollarë nga fondet e tij të ngrira të zhbllokohen dhe t’i kthehen Teheranit, ndërsa Uashingtoni dëshiron që këto fonde të zhbllokohen me faza për blerjen e mallrave humanitare dhe kundërshton një kthim të drejtpërdrejtë të parave Iranit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "S'KE TURP?" Përplasje e ashpër në Kuvend mes Shehajt dhe nënkryetares Klodiana Spahiu
Previous article SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

FINLANDA NGRE ALARMIN/ Po vijnë 100 mijë ushtarë rusë në kufi, në rrezik dhe Norvegjia Botë

FINLANDA NGRE ALARMIN/ Po vijnë 100 mijë ushtarë rusë në kufi, në rrezik dhe Norvegjia

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT