• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Tensionet në kulm/ Turqia e deklaron hapur: Marrëdhëniet me SHBA në pikën më kritike
Home
Nderkombetare

Tensionet në kulm/ Turqia e deklaron hapur: Marrëdhëniet me SHBA në pikën më kritike

12 February, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, paralajmëroi se marrëdhëniet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë afër prishjes për shkak të mbështetjes amerikane ndaj organizatës terroriste YPG/PKK në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

“Marrëdhëniet tona (me SHBA) janë në një pikë shumë kritike. Ose do t’i përmirësojmë marrëdhëniet, ose ato do të prishen tërësisht”, tha Çavuşoğlu para gazetarëve në Stamboll, pas një takimi ministror turko-afrikan.

“Ne duam hapa konkretë (nga SHBA). Besimi i humbur duhet të rikthehet. Shkaku për këtë besim të humbur janë SHBA-të”, tha ai.

Duke kritikuar lidhjet e SHBA-ve me organizatën terroriste YPG/PKK në Siri, krahun e armatosur të PYD/PKK-së, shefi i diplomacisë turke tha: “SHBA-të nuk po prekin anëtarët e DEASH-it në Siri në mënyrë që të vazhdojnë të punojnë me grupin terrorist YPG/PKK”.

SHBA-të kanë mbështetur prej kohësh PYD/PKK-në si një “aleat të besueshëm” në luftën e saj kundër DEASH-it edhe përkundër kundërshtimeve të Ankarasë, e cila ka dokumentuar se ajo është dega siriane e organizatës terroriste PKK.

PKK cilësohet si organizatë terroriste nga SHBA-të, BE-ja dhe Turqia.

Ndryshe, më 20 janar, Turqia nisi Operacionin “Dega e Ullirit” për të larguar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini në veri të Sirisë.

Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve, ka njoftuar Shtatmadhoria e Turqisë.

Sipas shtatmadhorisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Ushtria gjithashtu ka thënë se “rëndësi të madhe” është duke i dhënë të mos dëmtohet asnjë civil dhe se janë duke i shkatërruar vetëm objektivat terroriste.

Afrini ka qenë strehë e madhe për organizatën terroriste PYD/PKK që nga korriku i vitit 2012, kur regjimi i Asadit në Siri ia la qytetin organizatës terroriste pa luftë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ACAROHET SITUATA/ Artistët hyjnë me forcë brenda godinës së Teatrit. Kërkesa për ministren e Kulturës
Previous article Lori Hoxha pranon një buqetë shumë interesante, por... nga kush (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit Botë

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT