• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET NË KULM/ Avionët luftarakë turq hidhen në veprim, ministria e Mbrojtjes: Parandaluam nga Greqia…
Home
Nderkombetare

TENSIONET NË KULM/ Avionët luftarakë turq hidhen në veprim, ministria e Mbrojtjes: Parandaluam nga Greqia…

29 August, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se 6 avionë F-16 të Greqisë që i janë afruar zonës së shpallur si “Navtex” janë larguar nga rajoni përmes parandalimit nga avionët luftarakë turq, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në faqen e internetit të ministrisë thuhet se 6 avionë F-16 që janë nisur nga ishulli i Kretës dhe shkonin drejt Administratës Greke Qipriote (GASC) më 27 gusht u zbuluan nga sistemet e radarit të Forcave Ajrore Turke.

“Avionët F-16 të Forcës Ajrore Turke parandaluan avionë F-16 në jugperëndim të ishullit të Qipros në mënyrë që të siguronin identifikim vizual dhe të hiqnin trafikun e përmendur ushtarak që i afrohej zonës të shpallur Navtex, ndërsa avionët u identifikuan se i përkisnin Greqisë dhe u larguan nga rajoni. Vazhdojnë me vendosmëri të pafund aktivitetet për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona në Mesdheun Lindor”, tha ministria.

Ministria në faqen e internetit dhe në Twitter shpërndau edhe videon në të cilën shihet parandalimi i avionëve.

Turqia të enjten zgjati afatin e zonës Navtex për katër ditë për kërkime të hidrokarbureve me anijen sizmike MTA Oruç Reis në Mesdheun Lindor.

Zona fillimisht ishte shpallur nga Turqia deri më 27 gusht .

Navtex, ose Navigational Telex, është një sistem i komunikimit detar që lejon anijet të informojnë anijet e tjera në lidhje me praninë e tyre në një zonë, si dhe informacione të tjera.

Turqia rifilloi kërkimin e energjisë në fillim të këtij muaji në Mesdheun Lindor pasi Greqia dhe Egjipti nënshkruan një marrëveshje të diskutueshme për caktimin e kufijve detarë, duke shpërfillur negociatat e inicuara nga Gjermania.

Greqia dhe vendet e tjera janë përpjekur ta cenojnë territorin detar dhe të drejtat e Turqisë për kërkime në Mesdheun Lindor, pavarësisht se asnjë vend nuk ka vijë bregdetare më të gjatë në Mesdhe.

Ankaraja ka kundërshtuar vazhdimisht përpjekjet greke për të shpallur një zonë të madhe ekskluzive ekonomike, duke shkelur interesat e saj.

Turqia ka thënë gjithashtu se burimet e energjisë pranë ishullit të Qipros duhet të ndahen në mënyrë të drejtë midis Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), e cila i ka dhënë licencë korporatës shtetërore turke të naftës, dhe administratës qipriote greke jugore./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FILLIMI I VITIT SHKOLLOR/ Besa Shahini jep detaje dhe i përgjigjet pyetjeve që shqetësojnë nxënësit
Previous article MARRËVESHJA ME GREQINË/ Braçe: Kështu u shit deti duke qeshur! Lulzim Basha poshtëroi një popull

s.autor

Postime të ngjashme

“BETEJA” E RE E PRESIDENTIT/ Trump përplaset me Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane Botë

“BETEJA” E RE E PRESIDENTIT/ Trump përplaset me Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane

SULM NDAJ NJË PORTI NË JEMEN/ Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite Botë

SULM NDAJ NJË PORTI NË JEMEN/ Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite

IRANI GODET BAZEN AMERIKANE NË LINDJEN E MESME/ Rritet frika për përshkallëzim Botë

IRANI GODET BAZEN AMERIKANE NË LINDJEN E MESME/ Rritet frika për përshkallëzim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT