• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET NË BOSNJE/ Zyrtari i lartë i SHBA-së zbarkon në Sarajevë
Home
Rajon

TENSIONET NË BOSNJE/ Zyrtari i lartë i SHBA-së zbarkon në Sarajevë

7 November, 2021 F.autor Rajon

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të arrijë më 7 nëntor në Sarajevë, në kohën e rritjes së shqetësimeve se Republika Sërpska mund të shkëputet nga ky vend.

Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën.

Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990.

Escobar ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 5 nëntor se njerëzit në Bosnje e dinë që komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar për t’u siguruar që “të zbatohen përkushtimet për paqe dhe siguri të njerëzve në rajon”, duke shtuar se “ne jemi të përkushtuar se nuk do të ketë luftë”.

Millorad Dodik, anëtar i Presidencës së Bosnjës, ka kërcënuar së fundmi me largim të Republikës Sërpska nga institucionet kombëtare, siç është autoriteti i taksave, agjencia për ilaçe dhe nga ushtria.

Escobar ka thënë se secili motiv që dëmton Marrëveshjen e Dejtonit është “shumë destabilizues në rajon”.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë edhe më parë se nuk ka “rrugë kushtetuese” për Republikën Sërpska që të tërhiqet njëanshëm nga institucionet shtetërore.

Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, ka paralajmëruar ditë më parë se ky vend është në rrezik të menjëhershëm për t’u shpërbërë.

Në një raport për Kombet e Bashkuara, të parë nga gazeta britanike Guardian, Schmidt ka thënë se nëse “separatistët serbë zbatojnë kërcënimet e tyre për rikrijimin e ushtrisë së tyre, duke i ndarë forcat e armatosura kombëtare në dysh”, atëherë në Bosnje do të duhet të dërgohen më shumë paqeruajtës ndërkombëtarë, për ta ndaluar rrëshqitjen e vendit drejt një lufte të re.

Detyrat paqeruajtëse ndërkombëtare në Bosnje aktualisht i ka një forcë e Bashkimit Evropian, e njohur si Eufor, që i ka rreth 700 trupa.

NATO-ja ka një seli formale në Sarajevë.

Përfaqësuesit e Republikës Sërpska janë duke e bojkotuar punën e institucioneve qendrore të Bosnjës që nga fundi i korrikut, kur paraardhësi i Schmidtit, Valentin Inzko, ka vendosur një ligj që ndalon mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera të luftës në Bosnje.

Republika Sërpska ka refuzuar ta ndalojë me ligj mohimin e gjenocidit. Përveç Bosnjës, Escobar do të vizitojë edhe Malin e Zi. Vizitë eventuale në Kosovë nuk është konfirmuar./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS FITORES NDAJ KASTRIOTIT/ Daja: Sot kishin vlerë vetëm tre pikët, morëm bashkë përgjegjësitë pa deleguar fajin
Previous article PAS FITORES NDAJ TEUTËS/ Josa: Ndryshimin e kam bërë sipas mënyrës time, për të përmirësuar skuadrë...

F.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish Rajon

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT