• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET KANADA-ARABI SAUDITE/ Trudeau: Nuk do u kërkojmë falje, të ngrejmë zërin kundër krimeve
Home
Nderkombetare

TENSIONET KANADA-ARABI SAUDITE/ Trudeau: Nuk do u kërkojmë falje, të ngrejmë zërin kundër krimeve

9 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, tha se ata nuk do të tërhiqen dhe nuk do të kërkojnë falje për çëshjen që shkaktoi tensione midis Arabisë Saudite dhe Kanadasë

Trudeau, në një deklaratë për gazetarët në qytetin Montreal, tha se do të vazhdojnë bisedimet diplomatike me Arabinë Saudite. Ai theksoi se përballë kësaj nuk do të hedhin hapa prapa nga kritikat që Kanadaja ka bërë në lidhje me arrestimin e aktivistëve në Arabinë Saudite javën e kaluar.

Po ashtu Trudeau ka njoftuar se ministrja e Jashtme e Kanadasë, Chrystia Freeland, ditën e martë ka zhvilluar një bisedë të gjatë me homologun saudit.

Pasi ka deklaruar se kanë krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë me qeverinë e Arabisë Saudite me qëllim për të rindërtuar marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, kryeministri Trudeau ka tërhequr vëmendjen se në tryezën e bisedimeve nuk ndodhet kërkimfalja nga ana e Kanadasë apo tërheqja nga kritikat e saj në lidhje me të drejtat e njeriut.

“Kanadaja gjithmonë do të vazhdojë të flasë në mënyrë të fuqishme dhe të hapur në lidhje me të drejtat e njeriut si në arenën private ashtu edhe në atë publike. Qëllimi i Kanadasë nuk është që të ketë marrëdhënie të këqija me Arabinë Saudite, përkundrazi ne dëshirojmë marrëdhënie të forta. Arabia Saudite është një vend me një rëndësi të caktuar në botë dhe që ka shënuar përparime në çështjen e të drejtave të njeriut, por edhe ne do të vazhdojmë të nënvizojmë vështirësitë që ndodhen në të gjithë botën”, është shprehur Trudeau.

Më 2 gusht, ministrja e Jashtme e Kanadasë, Chrystia Freeland, në një postim nga Twitteri në lidhje me arrestimin e aktivistëve të të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite kishte bërë vlerësimin se “Jam thellësisht e shqetësuar që Semer Bedevi, motra e Raif Bedevi, u arrestua në Arabinë Saudite. Kanadaja në këtë kohë të vështirë qëndron së bashku me familjen Bedevi dhe ne vazhdojmë të mbështesim fuqishëm lirimin e menjëhershëm të Raif dhe Semer Bedevi”.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite këto deklarata të Freeland i ka komentuar si “ndërhyrje e një vendi të huaj në çështjet e brendshme të Arabisë Saudite” dhe po nëpërmjet Twitterit njoftoi ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve tregtare me Kanadanë dhe vendosi afat 24 për largimin e ambasadorit kanadez në Rijad, si dhe tërhoqi ambasadorin e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REFUZOI MAN UNITED/ BOATENG nis BISEDIMET me gjigantin FRANCEZ
Previous article NDODH NË POGRADEC/ Burrë e grua TREGTONIN kanabis. Mbanin drogë edhe në shtëpi

k.autor

Postime të ngjashme

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla Botë

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja Botë

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni Botë

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT