• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET GREQI-TURQI/ Athina arreston dy persona për spiunazh
Home
Nderkombetare

TENSIONET GREQI-TURQI/ Athina arreston dy persona për spiunazh

14 December, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Në një kohë që tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë rritur ndjeshëm, autoritetet greke deklarojnë se kanë arritur që të zbulojnë dy spiunë që dërgonin informacione të rëndësishme në Ankara.  Policia greke njofton se dy personat janë arrestuar dhe kundër tyre është ngritur akuza për spiunazh dhe shumë shpejt ata dalin para gjyqit.

Pritet që pas këtyre arrestimeve të shtohen tensionet mes dy vendeve, pasi një nga të akuzuarit si spiun është punonjës dhe përkthyer në Konsullatën e Përgjithshme Turke në Rodos. Edhe i akuzuari tjetër është po nga ky ishull dhe punonte në anije si kuzhinier dhe i jepte informacione punonjësit të konsullatës. Këta dy persona i përkasin pakicës myslimane-turke dhe jetonin prej kohësh në Greqi., njëri nga ata është sekretari 35-vjeçar i konsullatës turke në Rodos, në rolin e agjentit kryesor dhe tjetri është një kuzhinier marine 55-vjeçar , i cili kryente në fshehtësi të plotë misionet e tij.

Lidhur me akuzat kuzhinieri që punonte në anije ka mohuar që të jetë spiun dhe në një dëshmi ka thënë se ai nuk ka marrë para.

“Unë dhe Shebachatin Beiram u takuam gushtin e kaluar. Familjarët e mi kishin ardhur për pushime në Rodos dhe më prezantuan me punonjësin e konsullatës. U takova më atë dhe më premtoi se do me ndihmonte, pasi kishte shumë njohje. Ishte hera ime e parë që punoja si kuzhinier në një anije dhe doja ndihmë. Ne u takuam katër herë pas një takimi dhe ai arriti të fitonte besimin tim. Nuk kam bërë gjë për para. U josha për të mirën e atdheut”, ka rrëfyer i arrestuari.

Pas katër emërimeve dhe pasi fitoi besimin dhe kontrollin e tij absolut, sekretari 35-vjeçar i konsullatës i caktoi kuzhinierit detyrën e parë.

“Ai më tha të regjistroja lëvizjet e ushtrisë, numrin e anijeve dhe anijet  në port dhe nëse ka helikopterë në to. Ne nuk folëm në telefon, takoheshim sa herë që kisha pushim në kafene të ndryshme”, tha i arrestuari.

Tashmë pritet që hetimet të tregojnë rolin e vërtetë të dy të arrestuarve. Ndërkohë tensionet mes Greqisë dhe Turqisë për muaj me radhë janë shtuar. Dy vendet akuzojnë njëra tjetrën për shkelje të territorit dhe kërkimeve të paligjshme për gaz natyror në Mesdheun Lindor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITOI BETEJËN ME KORONAVIRUSIN/ Basketbollisti Xhonson bie në parket, ndodhet në gjendje kritike (VIDEO)
Previous article AKSION ANTIDROGË NË VLORË, RRETH 30 PERSONA NË PRANGA/ Rrjeti në survejim prej disa kohësh, sekuestrohet një sasi e konsiderueshme kanabis

Delo.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit Botë

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis Botë

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999 Botë

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT