Policia mbyll pikëkalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, shkak bllokada e rrugëve nga serbët
Policia e Kosovës ka mbyllur pikë-kalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, si pasojë e bllokadave rrugore nga serbët në Veri.
Të gjithë qytetarët njoftohen të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim, shkroi Policia e Kosovës në komunikatë për media.
“Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim për udhëtarë dhe për automjete në pikë-kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak”.
Një barrikadë është vendosur në fshatin Rudare në rrugën Mitrovicë – Zveçan – Leposaviq.
Më herët, në pjesën veriore të Mitrovicës, pak para orës 18:00 kanë rënë sirenat, ndërsa të gjitha dyqanet janë mbyllur, lajmëruan ata.
“Në Zupç dhe Rudar, siç njoftojnë patrullat. Tani për tani, siç raportojnë neve gjendja është e qetë”, tha Hoti, duke thënë se për momentin nuk ka informacione të tjera.
Serbët nga barrikada i thanë agjensionit Srna se kamionë të ngarkuar me zhavorr ishin vendosur dhe se pesë autoambulanca ishin afër barrikadës.
Barrikada, thonë ata, është vendosur në “shenjë revolte dhe kundërshtimi” ndaj vendimit të paralajmëruar të Kosovës që nga mesnata të filloj reciprociteti për dokumente të identifikimit.
Nga pra 17:40 janë ndezur sirenat e alaramit në Mitrovicën e Veriut.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka thënë “ka pasur bllokadë rrugore në Zubin Potok afër Varag dhe Rudar. Lajme të rreme janë shpërndarë në komunë që do të bllokohen nga njësitë speciale, e cila absolutisht nuk është e vërtetë, dhe s’ka qëllime të tilla”.
Zëdhënësi Hoti u bëri apel qytetarëve të qëndrojnë të qetë.
Gjithashtu në ngjarje kanë dalë edhe forca paqeruajtëse ndërkombëtare KFOR për të monitoruar situatën në Veri të Kosovës.
Qeveria e Kosovës sot nis zbatimin e vendimit për ndalimin e targave ilegale “KM, etj” të lëshuara nga Serbia për veturat e serbëve në Veri të Kosovës, ku u kërkohet t’i regjistrojnë në RKS, si dhe ndalohet hyrja në Kosovë me dokumenta identifikimi të Serbisë, si masë e reciprocitetit, ku do të pajisen me një dokument të posaçëm për hyrje të lëshuar nga Republika e Kosovës.


