• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONE NË MAL TË ZI/ Deputeti serb kërcënon me luftë në Parlament. Përplasje, fyerje e dhunë. Ja ç’ndodhi (VIDEO)
Home
Rajon

TENSIONE NË MAL TË ZI/ Deputeti serb kërcënon me luftë në Parlament. Përplasje, fyerje e dhunë. Ja ç’ndodhi (VIDEO)

27 December, 2019 k.autor Rajon

Deputetët serbe shkaktuan incidente në sallën e Kuvendit, duke bllokuar foltoren e kryeparlamentarit Ivan Brajoviç, ndërsa nuk munguan thirrjet për luftë, fyerje të rënda dhe tentime për përplasje fizike.

Një nga deputetët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiç bëri thirrje për luftë, duke kërkuar që të jenë në gatishmëri të gjithë bashkëluftëtarët e tij që ishin në luftërat e viteve të 90 dhe ato të 99, siç tha ai.

Por, kryetari i Kuvendit, Brajoviç kërkoi që Mandiç të mbajë llogari dhe përgjegjësi se po bën thirrje për luftë. Maxhoranca malazeze me deputetët e komuniteteve tjera refuzuan ndryshimet e paraqitura nga mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe (SPC) në Ligjin për Lirinë e Fesë.

Gepostet von Марина Јочић am Donnerstag, 26. Dezember 2019

Debati në Parlamentin Malazez për Ligjin për Lirinë e Fesë përfundoi në 26 Dhjetor rreth orës 20:00, ku ligji mori dritën jeshile. Në fjalën e tij përmbyllëse, Kryeministri Dusko Markoviç paralajmëroi anëtarët e Frontit Demokratik të opozitës të mos kërcënojnë dhe i hodhi poshtë kërcënimet si të padenjë.

Bllokada në rrugët e disa qyteteve

Mediat malazeze raportojnë për bllokime të rrugëve në Podgorica, Berane, Bijelo Polje, Budvë, Niksiç, Bar, Tivat dhe Herceg Novi. Policia në disa zona ka arritur të zhbllokojë rrugët dhe se ka ndaluar aktivistë të partisë FD, por pjesëtarët e policisë janë përballur me sulme nga turmat. Presidenti i Këshillit për Kontrollin Civil të Policisë, Aleksandar Zekovic, dënoi sulmet ndaj policisë gjatë bllokimit të rrugëve në Mal të Zi.

Zyra e Prokurorit të Shtetit tha se po ndjek thirrjet e deputetëve serb e personave të tjerë, të cilët mund të përballen me vepra penale për thirrjet për një ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues, kryengritje të armatosur, provokimin e urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare dhe vepra të tjera të ndjekura.

Çka parasheh Ligji për Liritë Fetare

Qeveria e Malit të Zi miratoi në fillim të dhjetorit një Propozim të ri për një Ligj mbi Lirinë e Fesë dhe statusin Ligjor të Komuniteteve Fetare, i cili nuk është i pranueshëm për Kishën Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Një nga dispozitat e ligjit është që objektet fetare dhe pronat e komuniteteve fetare, gjegjësisht kishat dhe manastiret e Kishës Serbe që deri në vitin 1918 kanë qenë në pronësi shtetërore, sërish të bëhen prone e shtetit. Kjo do të ndodhë kryesisht me ato objekte dhe toka që nuk kanë prova të pronësisë./ INA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGËRÇ ME LDK/ Këta janë skenarët e mundshëm që Vetëvendosje të krijojë Qeverinë
Previous article "MOS..."/ Trump paralajmëron Rusinë, Sirinë dhe Iranin: Të ndalet masakra në Idlib

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT