Një situatë tensioni është krijuar në Kuvend. Deputeti Asllan Dogjani kërkoi të flasë për çështjen e Kosovës, por kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk ia dha fjalën.
Në acarim e sipër, ai u nis drejt Foltores dhe i ra me grusht duke bërë që pranë tij të afrohet edhe Garda. Pas këtij momenti, Nikolla i dha fjalën.
Dogjani: Kam kërkuar që Kuvendi të dalë me një qëndrim për Kosovën, sot situata ka agravuar më tej
Nikolla e ndërpret
Dogjani: E kam për procedurë.
Nikolla: E dhatë mendimin tuaj. Shkoni në vend, do jua jap fjalën në vend
Dogjani: Unë kam kërkuar në seancën e kaluar që kuvendi të mbajë një qëndrim, situata ka agravuar, forcat e Serbisë kanë marrë tre policë peng, kryeministri pse nuk vjen të japë informacion ca platforma ka dërguar për vëllezërit tanë.
Kërkoj të mblidhet komisioni për politikat e jashtë. Ta dalim me një qëndrim dhe të dënojmë sulmet e Serbisë ndaj policëve të Kosovës. Flasim nën zë, por s’ka dalë kuvendi me një qëndrim. Duhet të dalim në fund të kësaj seance.


