• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENDERI ABUZIV I UNIFORMAVE/ Zbardhet DËSHMIA e Edlira Naqellarit: S’kam bërë asnjë shkelje, marrëveshja s’kishte…
Home
Breaking News

TENDERI ABUZIV I UNIFORMAVE/ Zbardhet DËSHMIA e Edlira Naqellarit: S’kam bërë asnjë shkelje, marrëveshja s’kishte…

21 July, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Është zbardhur dëshmia e ish-drejtoreshës së prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellarit, e cila është një nga 9 zyrtarët e ish-zyrtarët e arrestuar për tenderin abuziv për uniformat e Policisë së Shtetit.

Në dëshminë e saj në Gjykatë, Naqellari këmbëngul se është e pafajshme dhe se nuk ka bërë asnjë shkelje, ndërsa thekson se ende nuk ka të qartë se cilin ligj ka shkelur. Sipas Naqellarit, Policia e Shtetit mbahej prej vitesh me donacione nga shtete të ndryshme dhe për këtë arsye ishte rënë dakord që më në fund efektivët e policisë së shtetit që të visheshin me uniforma dinjitoze.

Në lidhje me akuzën se ka ulur sasinë e përcaktuar të uniformave të kërkuara nga Policia e Shtetit, Naqellari shprehet se marrëveshja nuk kishte një sasi fikse të përcaktuar. Sipas Naqellarit, kontratat do të lidheshin rast pas rasti, sipas nevojave të Policisë së Shtetit

“Marrëveshja kuadër nuk ka sasi fikse. Për më tepër vetë dokumenti marrëveshja kuadër e nënshkruar midis Agjencisë së blerjeve të përqendruara dhe operativ ekonomik fitues në një nen të saj parashikon që autoriteti kontraktor Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit ka të drejtë të kontraktojë, të furnizohet më pak për disa artikuj, më shumë për disa të tjerë ose asnjë nga ato artikuj mallrash që janë të prokuruar. Edhe pretendimi për ndryshimin e sasive apo përshtatjen që ka bërë struktura e njësisë së prokurimit për përshtatjen e sasive është në përputhje të plotë me çfarë marrëveshja kuadër parashikon, sasi të pritshme, sasi orientuese, jo sasi fikse. Marrëveshja kuadër nuk sjell dëm ekonomik sepse me një afat dhe fond të caktuar, autoritetet kontraktore lidhin kontrata për aq sasi sa kanë nevojë në atë kohë kur kanë nevojë. Fondi i marrëveshjes kuadër nuk i është paguar fituesit. Brenda atij fondi sipas nevojave që do të kenë vetë punonjësit e policisë së shtetit do të lidhen kontrata rast pas rasti sipas nevojave të tyre specifike, brenda kësaj periudhe 4-vjeçare dhe kjo nuk do të thotë që fondi as do të tejkalohet dhe as do të realizohet i gjithi dhe as do të abuzohet me të”, ka thënë Naqellari.

Ndërkohë, në lidhje me favorizimin e kompanisë fituese, ku u shpallën bashkimi i 4 operatorëve ekonomik, Naqellari thekson se nuk ka patur asnjë favorizim, duke shtuar se i është dhënë mundësia për të marrë pjesë dhe për të ofertuar të gjithë operatorëve të interesuar.

“Nga ana e të gjithë punonjësve ju garantoj për këtë, nuk është favorizuar askush, përkundrazi ju është dhënë mundësia për të marrë pjesë dhe për të ofertuar të gjithë. Nëse do të merrni dhe të shikoni statistikat niveli i pjesëmarrjes së operatorëve ekonomik është një procedurë shumë e lartë”, është shprehur ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 E ÇOI NË KRIZË/ Shitjet e Coca-Cola kalojnë çdo parashikim
Previous article E PAZAKONTË NË ANGLI/ Futbollisti i shënon skuadrës së tij me fanellën e kundërshtarëve

F.autor

Postime të ngjashme

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë Aktualitet

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj Aktualitet

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT