• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENDERAT E UNIFORMAVE/ Ja çfarë u vendos për 8 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme
Home
Aktualitet
Kronikë

TENDERAT E UNIFORMAVE/ Ja çfarë u vendos për 8 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme

30 July, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Tetë nga nëntë zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të vënën nën hetim nga SPAK për abuzimin me tenderat e uniformave të policisë së shtetit do qëndrojnë pas qelive të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë dhe 9 të pandehurit do hetohen me të njëjtën masë sigurie që SPAK kërkoi ndaj tyre në fillim të hetimeve. Në këtë mënyrë përveç drejtoreshës Edlira Naqellari, në burg do vijojnë të qëndrojnë edhe Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleviz Hasani dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Femneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj. Ndërsa në masën e arrestit të shtëpisë do qëndrojë vetëm Anisa Bogdani.

Sipas SPAK këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë abuzuar me dhënien e tenderit të uniformave të policisë, tender i cili kap vlerën e 28 miliard lekëve. Referuar dosjes hetimore, gjatë hetimeve për këtë tender SPAK ka konstatur shkelje të rregullave të prokurimit publik, bërë nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit si të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, dhe si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.

Sipas dosjes nga hetimet e SPAK ka rezultuar se, shkelja e parë e kryer nga zyrtaret e ministrisë së Brendshme është mënyra e ndjekur mbi procedurat  e tenderit. Po kështu të arrestuarit, kanë bashkuar tre objekte të tenderimit në një të vetëm, duke favorizuar kështu mundësinë që një kompani të kualifikohej nëse kryente shërbime për të paktën tre zëra.

Sipas prokurorisë, zyrtarët e ministrisë kanë ndërhyrë edhe në zërat e tenderit në mënyrë që të përshtateshin me ofertën e kompanisë që e ka fituar tenderin. ndërkohë hetimet janë në vijim dhe SPAK është duke kryer hetime intensive edhe për persona të tjerë dhe zyrtarë të Ministrisë  së Brendshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLET NË SHQIP/ Dua Lipa shijon pushimet në rivierën shqiptare, publikon video me të dashurin duke u...
Previous article SPARTAK NGJELA/ Çfarë do të bëjë SPAK dhe hapi i radhës i Amerikës

F.autor

Postime të ngjashme

I TRADHËTOI DETAJI I MAKINËS/ Shqiptari dhe italiani ndalohen me kokainë dhe para cash Aktualitet

I TRADHËTOI DETAJI I MAKINËS/ Shqiptari dhe italiani ndalohen me kokainë dhe para cash

U MOR PENG PARA 4 VITESH PËR 400 MIJË EURO/ Paratë e drogës dhe e shkuara e Refit Buzit, shkak për 3 viktima Aktualitet

U MOR PENG PARA 4 VITESH PËR 400 MIJË EURO/ Paratë e drogës dhe e shkuara e Refit Buzit, shkak për 3 viktima

DETAJE NGA SHERRI NË DURRËS/ U përfshi i kërkuari nga SPAK, Denis Tafili. AMP heton lidhjet me efektivin e policisë Aktualitet

DETAJE NGA SHERRI NË DURRËS/ U përfshi i kërkuari nga SPAK, Denis Tafili. AMP heton lidhjet me efektivin e policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT