• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TELOFONAT ANONIME/ “Një person është rrëmbyer në Don Bosko”, policia zbardh ngjarjen: Ishin dy vëllezër që…
Home
Aktualitet
Kronikë

TELOFONAT ANONIME/ “Një person është rrëmbyer në Don Bosko”, policia zbardh ngjarjen: Ishin dy vëllezër që…

31 December, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Ditën e sotme një telefonat ka alarmuar policinë pasi është lajmëruar se një person është rrëmbyer në Don Bosko.

Policia njofton se pas hetimeve ka rezultuar se kanë qenë dy vëllezër që kanë marrë me dhunë babain pijanec.

Njoftimi:

Policia e Tiranës

Në lidhje me një lajm të publikuar në media për një  pengmarrje të një personi në “Don Bosko”, ju informojmë se Ngjarja është e pavërtetë.

Rreth orës 17.05, në Sallën e Komandimit të DVP Tiranë, ka ardhur një telefonatë nga një qytetar, se në “Don Bosko”, në afërsi të një lokali dyshohet se dy persona kanë marrë me forcë një shtetas dhe janë larguar me një automjet.

Menjëherë pas njoftimit të marrë, shërbimet e Komisariat të Policisë Nr 3 dhe Sektori i Krimeve të Rënda në DPV Tiranë  shkuan në vendin që u dha njoftimi , si dhe forca të tjera  të DVP Tiranë, ngritën pika kontrolli në akset rrugore, duke bashkëpunuar me DVP Durrës e Lezhë.

Qytetarit  që telefonoi Policinë, pas telefonatës i dilte telefoni i fikur, por falë veprimeve të shpejta u bë e mundur gjetja e tij dhe përcaktimi i saktë i vendit ku pretendohej se kishte ndodhur pengmarrja.

Pas veprimeve të shpejta, këqyrjes së kamerave dhe marrjes së informacioneve  mbi identitetin e personave që shfaqeshin në kamera u bë e mundur gjetja e tyre dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Nr 3 Tiranë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku rezultoi se kishim të bënim me një konflikt familjar.

Dy vëllezërit D.M e B.M,  kanë shkuar në lokalin ku ishte babi i tyre shtetasi S.M, për ta marrë në shtëpi, pasi në mënyrë të vazhdueshme abuzonte me pijen alkoolike. Shtetasi S.M, ka dalë nga dera e pasme e lokalit dhe ka tentuar të largohet me vrap, por  të dy djemtë e tij e kanë kapur dhe e kanë futur në makinë dhe më pas e kanë çuar në banesë.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e medias që të mos publikojnë lajme të pakonfirmuara dhe të pa sqaruara, por të presin konfirmimin zyrtar në lidhje me vërtetësinë ose jo të lajmit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHEHET PAS 7 VITESH TEK MILAN/ Ja kur do të prezantohet Ibrahimovic me fanellën kuqezi
Previous article "KOKA JUAJ ËSHTË BËRË PREJ BETONI"/ Futbollisti publikon fotografinë nga dëmtimi horror

k.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT