• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Televizora e lavatriçe/ Arrestohen skifterat e Tiranës, u kishin bërë gjëmën banorëve të zonës (VIDEO)
Home
Breaking News

Televizora e lavatriçe/ Arrestohen skifterat e Tiranës, u kishin bërë gjëmën banorëve të zonës (VIDEO)

15 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Finalizohet operacioni i koduar “Shëtitësit”. Zbardhen dhe dokumentohen një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë.

Ndalohet 1 shtetas si  dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.

Autorët vidhnin televizorë, sende dhe materiale ndërtimi, sende dhe materiale parukerie, kabuj elektrik, një sërë kaçavidash dhe mjete prerëse, ku më pas i shisnin  në qytetin e Durrësit.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të rasteve të vjedhjeve të ndodhura më parë si dhe për kapjen dhe ndalimin e autorëve të këtyre vjedhjeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr. 6, kanë bërë zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve të ndodhura më parë, kryesisht në zonën e Unazës së Re

U ndalua shtetasi:

  • Eriol Pane., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit:

  • M. V., 31 vjeç, banues në Tiranë.
  • A. L., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri- tjetrin dyshohet se kanë kryer  një sërë vjedhjesh të ndodhura në zonën e Unazës së Re, Kombinat dhe në disa rrethina të Tiranës.

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se shtetasit e mësipërm dyshohet se janë autorë të ngjarjeve  të mëposhtme:

  1. Më datë 13.03.2018 në Unazë të Re dyshohet se kanë vjedhur dyqanin me vegla pune si dhe disa kuti me tela të ndryshme elektrike, me ngjyra e dimensione të ndryshme në pronësi të shtetasit A.P.
  2. Më datë 14.03.2018, në rrugën “Sokrat Miho” në zonën e Unazës së Re në Tirane, dyshohet se kanë vjedhur një televizor, në një magazine në pronësi të shtetasit M.K.
  3. Më datë 03.03.2018, në rrugën “Azem Meshi”, gjatë natës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje kasetofonin e mjetit tip “ Fiat” në pronësi të shtetasit G.S.
  4. Më datë 06.03.2018, në rrugën “Thoma Koxhaj” gjatë natës dyshohet se kanë vjedhur magazinën në përdorim nga shtetasi E.D.,  ku i kanë marrë disa vegla pune.
  5. Më datë 08.03.2018 tek ‘Astiri’ dyshohet se kanë vjedhur celularin e shtetasit G.F.
  6. Më datë 08.03.2018 në Katund të Ri, dyshohet se ne një lokal kanë vjedhur celularin e shtetasit M.V.
  7. Më datë 12.03.2018 në rrugën “Tre Dëshmorët”, në bodrumin e një pallati dyshohet se kanë vjedhur me thyerje punishten e duraluminit në pronësi të shtetases E. K., ku kanë marrë një gur fresibël dhe një trapan.
  8. Më datë 13.03.2018 në rrugën “Thoma Koxhaj”, dyshohet se kanë vjedhur një magazinë që përdorej nga shtetasi A.Z., ku kanë marrë një vinç dhe dy pompa uji.
  9. Më datë 13.03.2018 në rrugën “Loni Ligori”, dyshohet kanë vjedhur disa pajisje në dyqanin e shtetasit A.S.,ku kanë marrë dy makina qethje dhe  një televizor plazma.
  10. Më datë 13.03.2018 në rrugën “Loni Ligori”, dyshohet se kanë vjedhur disa vegla pune në magazinën e shtetasit A.S., ku kanë marrë dy saldatriçe dhe 30 metër linear kabull.
  11. Më datë 26.02.2018 në rrugën “Panajot Pano”, dyshohet se kanë vjedhur targën e parme dhe të pasme të mjetit tip “Honda”, në pronësi të shtetasit E.K.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor dhe të tjera vjedhjeve që këta shtetas dyshohet se mund të kenë kryer.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “ Benz” në posedim nga shtetasi  Eriol Pane,  iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

një televizor plazma, disa materiale elektrike, disa kabuj elektrikë.

Gjithashtu iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti tip “Benz”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

https://alpenews.al/wp-content/uploads/2018/03/video-1521116710.mp4
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këngëtari shqiptar nuk ngurron ta pranojë se sheh filma me pullë të kuqe (FOTO)
Previous article "KANUNI"/ Vëllai i Edison Durdës vrarë në Gërdec, mesazh Berishës: Kujdes Sali…!

Redaktor2

Postime të ngjashme

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT