• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TELEGRAMI PËR KOÇI XOXEN/ 50 matianë kërkojnë faljen e Xhemal Vatës, por ai meriton vdekjen
Home
Dossier

TELEGRAMI PËR KOÇI XOXEN/ 50 matianë kërkojnë faljen e Xhemal Vatës, por ai meriton vdekjen

25 March, 2019 F.autor Dossier

“Ardhja e tyre ka qenë e organizuar, por inisjatorët nuk mundëm ti nxirrnim megjithëse u munduam shumë në këtë drejtim. Ne u treguam me qartësi që Xhemal Vata meriton vdekjen dhe se ata po bëjnë një faj duke mbrojtur një kriminel…”

Ajo çka i xhindoste më shumë komunistët gjatë operacioneve për të nënshtruar popullsinë e veriut të vendit e për të instaluar komunizmin aty, ishte rezistenca e popullit dhe mbështjetja pa kushte që ata ju jepnin nacionalistëve që regjimi i quante “reaksionarë”. Por, kur popullsia organizohej e bëhej një grupim për një qëndrim të caktuar regjimi, haste në vështirësi për t’i bindur.

Telegrami i mëposhtëm që Gaqi Nesha i dërgon Koçi Xoxes, në 10 tetor 1945, zbulon një ngjarje të rrallë në Mat, ku 50 banorë të 4 fshatrave të Matit kishin kërkuan anullimin e dënimit me vdekje që ishte dhënë për Xhemal Vatën.

Edhe pse komunistët ishin munduar me çdo mënyrë për t’i bindur të heqin dorë nga kërkesa e tyre dhe të zbulonin se kush i kishte shtyrë për këtë kërkesë, ata nuk ishin bindur dhe më këmbëngulje kërkonin të dërgonin kërkesën e tyre në Gjykatën e Lartë, për ta shpëtuar nga dënimi me vdekje, njeriun që ata e vlerësonin.

Në fund, Gaqi Nesha nënvizon, se “Xhemal Vata e meriton dënimin me vdekje”. Duket se pas këtij telegrami, përpjekja e 50 matjanëve për ta shpëtuar nga dënimi me vdekje, kishte rezultuar pa sukses, pasi Xhemal Vata rezulton në listën e gjatë të të ekzekutuarve nga regjimi komunist.

Më poshtë, e sjellim të plotë dokumentin ku flitet për këtë ngjarje:

10 Tetor 1945

Koçi Xoxe

Sot në katundet e Matit: Macukull, Gjoçaj, Dukagjin dhe Shtjefëll ardhën pesëdhjetë katundarë për të kërkuar faljen  nga vdekja të Xhemal Vatës.Unë bashkë me Jordanin  biseduam me ta katër orë duke i sqaruar mbi situatën dhe detyrën për t’i dënuar kriminelat.

U treguam tradhëtinë e parisë së Matit dhe rrjedhimisht të Xhemal Vatës  meriton vdekjen duke dekllaruar për të se e njohin për njeri të mirë dhe që ato çka bërë nga budallallëku.

Ardhja e tyre ka qenë e organizuar por inisjatorët  nuk mundëm ti nxirrnim me gjithëse u munduam shumë në këtë drejtim.

Ne u treguam me qartësi që Xhemal Vata meriton vdekjen dhe se ata po bëjnë një faj duke mbrojtur një kriminelë. U folëm gjatë për të mos u tërhequr për hunde prej të tjerëve  si përfundim ata qëndruan në fjalën e tyre dhe kërkuan që kërkesa të bëhet në gjyqin e naltë.

Na mendojmë që Xhemal Vata  meriton vdekje. Tarafi i Xhemal Vatës në macukull patjetë e mbronë se e don dhe se kanë ambicjen që Bilal Kola kryetar tjetër në Macullu është i pa kapur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “VETËM NË SHQIPËRI NDODH QË UDHËHEQËSI I REVOLUCIONIT/ Në 12 vjet ka 7 dosje korrupsioni jashtë dhe brenda vendit”
Previous article E BËJNË SYNET NË SHTËPI/ Vdes foshnja 5 muajshe, pësoi arrest kardiak

F.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë...

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë? Dossier

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT