• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TELEFONATË LAMTUMIRE…”/ Rrëfehet motra e policit Ibrahim Basha që u vra në Lazarat
Home
Breaking News

“TELEFONATË LAMTUMIRE…”/ Rrëfehet motra e policit Ibrahim Basha që u vra në Lazarat

24 January, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Habibe Basha i drejtohet çdo ditë Komisariatit Nr. 3, ku prej 3 vitesh po punon si efektive e Patrullës së Përgjithshme.

Habibja kryen ritualin e saj çdo ditë, regjistrohet në librin e shërbimit, kontrollon armën, njihet me detyrat dhe më pas del në patrullim.

“Në vitin 2017 jam bërë pjesë e patrullës së Komisariatit 3. Është e vështirë, jo vetëm për femrat, por të punosh në polici është e vështirë”, tha Habibe Basha.

Habibe Basha është motra e të ndjerit Ibrahim Basha. Pavarësisht vështirësive, ajo shprehet e kënaqur, pasi jo vetëm që po ndjek pasionin e saj, por kjo ka qenë edhe një dëshirë e vëllait të ndjerë.

“Përveç faktit se familja ime ka qenë pjesë e policisë, mund të them që kam vazhduar rrugëtimin e lënë përgjysmë të vëllait tim”, tha Habibe Basha.

Për prindërit, veshja e Habibes me uniformën e policisë nuk ishte e lehtë.

“Prindërit, pas ndodhisë që kemi pasur, pas humbjes së vëllait, nuk e pritën mirë, por unë këtë dëshirë kam shprehur, doja të bëhesha police dhe më mbështetën”, tha Habibe Basha, motra e Ibrahim Bashës.

Emri i mirë që ka lënë pas Ibrahim Basha ka shërbyer si një certifikatë vlerësimi për Habiben.

“Ndihem mirë, më respektojnë, jo për vet faktin që jam punonjëse, por edhe për faktin që jam motra e Ibrahimit”, tha Habibe Basha.

Habibe Basha flet me pasion për Ibrahimin, për ato që ai la pas në aspektin profesional.

“Ka marrë shumë certifikata në ushtri. Në vitin 2013 është shpallur xhenieri më i mirë. Nëse do i vinte diçka vetes për të arritur, e arrinte, ishte shumë ambicioz. Vetëm me forcat e tij. Çdo ditë mendoj se ai është pranë, nuk e mendoj se ka ikur”, tha Habibe Basha.

Karakteri i fortë i një policeje të re zbehet sapo i kujtohet biseda e fundit që ka pasur me të vëllanë e ndjerë.

“Kemi qeshur shumë atë natë, në telefonatën e fundit, po bënim shaka. Telefonatë lamtumire… E thashë, vëllain e madh e kam pasur si personin që gjithçka mund të besoja, por jo që do t’i ndodhte diçka atij. Kam qenë shumë e lidhur”, tha HabibeBasha, motra e Ibrahim Bashës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DONTE NJË VAJZË TJETËR POR I RASH UNË PËR PJESË"/ Mimi Kodheli flet për bashkëshortin (FOTO)
Previous article SKELETE TË VENDOSURA ULUR/ Zbulohen në deltën e Nilit varre mbi 5000 vjeçare

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK ME 2 VIKTIMA NË AKSIN RRUGOR DURRËS-TIRANË/ Autobusi përmbyset në mes të rrugës! 7 të plagosur të Truama Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK ME 2 VIKTIMA NË AKSIN RRUGOR DURRËS-TIRANË/ Autobusi përmbyset në mes të rrugës! 7 të plagosur të Truama

EMRAT/ Babë e bir “kokat” e grupit që shiste drogë pranë shkollave në Tiranë, baza lokali i tyre Aktualitet

EMRAT/ Babë e bir “kokat” e grupit që shiste drogë pranë shkollave në Tiranë, baza lokali i tyre

AFERA ‘5D’/ Apeli i GJKKO liron ish-drejtorin e IMT-së, Mariglen Qato Aktualitet

AFERA ‘5D’/ Apeli i GJKKO liron ish-drejtorin e IMT-së, Mariglen Qato

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT