• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TELEFONATË E ASHPËR PËR ERDOGAN/ Trump: Jepi menjëherë fund ofensivës turke në Siri
Home
Nderkombetare

TELEFONATË E ASHPËR PËR ERDOGAN/ Trump: Jepi menjëherë fund ofensivës turke në Siri

15 October, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara vendosen sanksione mbi ministrat dhe zyrtare të tjerë të lartë turq në përgjigje të ofensivës së Ankarasë në veriun e Sirisë.

Në shënjestër u vunë sidomos Ministria e Mbrojtjes, e Brendshme dhe ajo e Energjetikës. Masat e marra përfshijnë ngrirjen e aseteve të personave në fjalë, dhe i ndalojnë atyre çdo transaksion që përfshin sistemin financiar amerikan.

Donald Trump më herët i telefonoi Rexhep Tajip Erdogan dhe i ka kërkuar me tonë të ashpra fundin e menjëhershëm të ofensivës turke në Sirinë veriore. Pohimin e bëri numri dy i qeverisë amerikane, Mike Pence, i cili sqaroi se do të nisej sa më shpejt në rajon për negocjimin e një armëpushimi.

Agjencia kurde e lajmeve Rudaw thotë se tani edhe militantët e shtetit islamik i kanë përshkallëzuar sulmet ndaj forcave demokratike siriane të drejtuara nga kurdët në jug të rajonit të mësyrë, ndërsa ushtria turke dhe grupet paraushtarake pro-Ankarasë janë duke goditur pozicionet e tyre në veri.

Celulat e fjetura të ISIS-it kanë marrë zemër, thotë agjencia, e kanë nisur të veprojnë, sidomos pranë kampit Al-Hol ku mbahen të afërm dhe mbështetës të tyre. Gjendja e civilëve është e dëshpëruar. Bilanci I vdekjeve në mesin e tyre ka mbërritur në 30, ndërsa të vrarët në radhët e SDF, janë të paktën 74.

Tetëvjeçarja Sara Yousif është shndërruar në simbolin e vuajtjeve të popullatës civile në verilindje të Sirisë; vajza humbi njërën këmbë nga predhat turke që ranë mbi shtëpinë e saj, në Qamishli, të cilat i morën jetën të vëllait 11 vjeçar, Mohammed e plagosën nënë e fëmijëve dhe vëllain tjetër, Ahmad.

Gjermania dhe vende të tjera të BE kanë kufizuar eksportet e armëve për Turqinë dhe nuk do të lidhin marrëveshje furnizimi me armë në të ardhmen, në shenjë proteste kundër ofensivës së saj në Siri, por ekspertët mendojnë se këto masa, pak e prekin Ankaranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK I KENI PËR LIDHJE! Shenjat e horoskopit që duan lirinë dhe nuk...
Previous article NDODH NË TIRANË/ Dhunuan dhe plagosën të riun/ Çfarë ndodhi me 40 vjeçarin dhe djalin e tij pas...

k.autor

Postime të ngjashme

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn Botë

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn

ÇFARË ËSHTË AFD DHE PROGRAMI QË KA? Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë Botë

ÇFARË ËSHTË AFD DHE PROGRAMI QË KA? Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT