• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TELEFONATA E FUNDIT ME FATMIR XHINDIN”/ Rrëfimi dhe pistat e hetimit se kush e vrau
Home
Sociale

“TELEFONATA E FUNDIT ME FATMIR XHINDIN”/ Rrëfimi dhe pistat e hetimit se kush e vrau

5 June, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Ndër njerëzit e fundit që ka komunikuar atë pasdite me Xhindin ka qenë kolegu i tij Stefan Çipa, ish-deputet i Partisë Socialiste.

Sot, pas 10 vitesh, ai rrëfen detaje nga ajo bisedë e fundit.

“Mund të jem ndër njerëzit e fundit që kam komunikuar dhe atë ditë, rreth dy orë para se të ndodhte kam folur në telefon.

Nga kto problemet e zonës më ka pyetur, si i ke problemet, e zgjidhe këtë apo atë problem, nuk pashë shqetësim, nuk pashë asnjë gjë”, tregon Stefan Çipa.

Kush e vrau Fatmir Xhindin?! Pistat e hetimit janë disa

Grupi hetimor i përbërë nga 3 prokurorë të krimeve të rënda dhe 10 oficerë të policisë gjyqësore kishte ngritur plot 10 pista pas ngjarjes. Por, ditët në vijim veprimet u fokusuan në 3 apo 4 prej tyre.

“Kanë qenë disa pista atëherë që diskutoheshin, ishi pista e parë konflikti i pronësisë. Një pistë tjetër ka qenë pista morale, dmth, figura morale e tim ati, një pistë tjetër me sa mbaj mend ka qenë goditje për shkak të detyrës, dhe pista politike”, tregon Anduel Xhindi, djali i Fatmir Xhindit.

Në atë kohë, prokurorët morën në shqyrtim nga hipoteka e Fierit dokumentet e pronave të familjes Xhindi. Të gjitha verifikimet e bëra, nuk krijuan baza për të vërtetuar pistën e konfliktit të pronësisë. Deputeti i ndjerë nuk kishte pasur asnjë përplasje të tillë.

“Ne sot kemi vetëm në pronësinë tonë si familje vetëm tokën që është ndarë me ligjin 7501 në ‘91-‘92, kemi shtëpinë në Roskovec dhe shtëpinë në Tiranë me kreditë e buta të qeverisë në ‘99-n”, tregon Anduel Xhindi, djali i Fatmir Xhindit.

Kur kjo pistë u hodh poshtë, në publik u servir pista që lidhej me jetën private të ish-deputetit por, asgjë e dyshimtë nuk u zbulua. Edhe analizimi i tabulateve telefonike të Fatmir Xhindit, nuk e mbështeste një pistë të tillë.

“Fakti që qeveria e asaj periudhe, eksponentë politik të saj, u angazhuan në fushatë të ndyrë shpifjesh për të devijuar qëllimin apo fokusin, targetin e hetimeve është element i shtuar që demonstroi se të gjithë ishin të angazhuar për të fshehur krimin, të gjithë në qeveri”, tha Erjon Braçe, zv.kryeministër.

“Shqiptarët kanë një thënie ndoshta jo të këndshme, i vdekuri ngelet fajtor. Kjo është një thënie që në këtë zhurmë të përbaltjes nuk ka kursyer kërkënd, madje as të vrarët”, thotë Myslim Murrizi, deputet.

“Gjithmonë një kundërshtar politik, përpiqet forca tjetër ta marrë nëpër këmbë përmes thashethemeve”, thotë Namik Dokle.

Ngjarja u hetua edhe mbi disa dyshime për konflikte të ndryshme në biznes nga ana e deputetit të ndjerë. Por, verifikimet e hetuesve konkluduan se Xhindi nuk kishte asnjë biznes, qoftë me emrin e tij apo me emra të të afërmve. Edhe ky drejtim i hetimit u venit shumë shpejt.

“Ne nuk dimë, vetëm nëqoftëse ata që i kanë hedhur këto pista mund ti dinë të na tregojnë ku i kemi ne bizneset, aksionet”, tha Anduel Xhindi, djali i Fatmir Xhindit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E FATMIR XHINDIT/ Provat e krimit nuk u morën në konsideratë (VIDEO)
Previous article JANË FANTASTIKE/ 15 "copëza veshjesh” që duhet ti kemi në gardërobë se s’bën (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT