• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TELASHET” SHBA-TURQI/ Putin ultimatum urgjent Erdoganit: Liro pastorin që ke burgosur ose…
Home
Europë

“TELASHET” SHBA-TURQI/ Putin ultimatum urgjent Erdoganit: Liro pastorin që ke burgosur ose…

26 July, 2018 g.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Megjithëse në samitin e fundit të NATO-s Trump dhe Erdogan u panë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit, kjo nuk e ka penguar Presidentin amerikan t’i japë një ultimatum këtë të enjte homologut turk. Shkak është bërë mbajtja në paraburgim prej 2016-ës të një pastori amerikan, të cilin Ankaraja e akuzon për lidhje me organizatat terroriste PKK dhe FETO.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione të mëdha ndaj Turqisë për burgosjen për një kohë të gjatë të pastorit Andrew Brunson, një i krishterë shembullor, familjar dhe njeri i mrekullueshëm. Ai po vuan së tepërmi. Ky njeri i pafajshëm i fesë duhet të lirohet menjëherë”, shkroi Trump në një mesazh kërcënues për Turqinë në Twitter.

Andrew Brunson

Ende më i ashpër ka qenë në gjuhën e tij zv/Presidenti amerikan Mike Pence më herët të të enjten. “Kam një mesazh për Presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe qeverinë turke në emër të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lirojeni Pastor Andrew Brunson TANI, ose përgatituni të përballeni me pasojat… Nëse Turqia nuk ndërmerr veprime të menjëhershme për të liruar këtë njeri të pafajshëm të fesë dhe për ta dërguar në atdheun e tij, SHBA-të do të vendosin sanksione të ashpra ndaj Turqisë derisa Brunson të jetë i lirë”, shkroi Pence në dy postime në Twitter.

Brunson është një pastor nga Karolina e Veriut, i cili ka jetuar në Turqi për më shumë se dy dekada, por akuzohet nga qeveria turke për lidhje me organizatat terroriste. Ai u burgos pak pas tentativës së dështuar të Grushtit të shtetit në Korrik 2016.

Pas presionit amerikan, gjykatat turke vendosën pak ditë më parë ndryshimin e masës së sigurisë për Brunson nga arrest me burg në arrest shtëpie, por kjo duket se nuk e ka kënaqur adminstratën amerikane, e cila kërkon lirimin e plotë të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas vizitës në Tiranë, shihni ç’thotë Eleni Foureira për Veliajn përpara grekëve: E ndjeva të nevojshme...
Previous article ELEGANTE ME ATLETE/ Mënyrat super shik për të kombinuar atletet (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha Botë

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani Botë

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s Botë

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT