• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TELASHE PËR GJIGANTËT E MAKINAVE/ VW, BMW dhe Daimler kanë abuzuar me teknologjinë e pastër
Home
Teknologji

TELASHE PËR GJIGANTËT E MAKINAVE/ VW, BMW dhe Daimler kanë abuzuar me teknologjinë e pastër

18 September, 2018 Isa.Autor Teknologji

Rregullatorët e Bashkimit Europian po hetojnë nëse BMW, Daimler dhe Volkswagen janë bashkuar për të  parandaluar prezantimin e teknologjive të pastra,  diçka që mund të përkthehet në gjoba të mëdha për prodhuesit gjermanë.  Komisioni Europian bëri të ditur se “rrethi i pestë”, që përfshin BMW, Daimler,

Volkswagen, Audi dhe Porshce, kanë zhvilluar takime ku dyshohet se kanë bashkëpunuar për të limituar prezantimin e sistemeve të kontrollit të ndotjes për makinat e shitura në Europë.

“Këto teknologji synojnë që t’i bëjnë makinat për pasagjerë më pak të dëmshme për mjedisin. Nëse vërtetohet, këto marrëveshje mund t’i kenë larguar mundësinë konsumatorëve që të blejnë makina më pak ndotëse, pavarësisht teknologjisë që kanë në dispozicion prodhuesit”, deklaroi komisionerja e konkurrencës, Margrethe Vestager.

Komisioni deklaroi se teknologjitë përfshijnë sistemet e reduktimit selektiv katalitik, që redukton oksidin e nitrogjenit nga makinat me naftë, si dhe filtrat “Otto” që reduktojnë ndotjen nga makinat me benzinë.

Komisioni Europian deklaroi se prodhuesit gjermanë kanë diskutuar gjithashtu për çështje të tjera teknike, si rregulla të përbashkëta për pjesët e makinave dhe procedurat e testimit, por nuk kishte mjaftueshëm prova që këto takime ishin anti-konkurrencë.

Kompanitë mund të përballen me një gjobë sa 10% e xhiros globale, nëse thyejnë rregullat e Bashkimit Europian. Industria e makinave ka marrë gjoba prej miliarda euro në të gjithë botën, për fiksimin e çmimeve të pjesëve të shumta të makinave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKSKLUZIVE/ Blerim KRASNIQI: Skënderbeu favorit për TITULLIN, ëndërroj kombëtaren kuqezi
Previous article "Nuk jam e dashuruar"/ Eli Fara flet hapur (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

KRIZA EKONOMIKE/ Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100 mijë vende pune Teknologji

KRIZA EKONOMIKE/ Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100 mijë vende pune

ZUCKERBERG SFIDON POLYMARKET/ Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena” Teknologji

ZUCKERBERG SFIDON POLYMARKET/ Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena”

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre Teknologji

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT