• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Tekstet falas për nxënësit, por me “kusht” qeverie: Kush i dëmton i paguan
Home
Sociale

Tekstet falas për nxënësit, por me “kusht” qeverie: Kush i dëmton i paguan

12 July, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Në tetor të vitit 2017, grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi në Kuvend projektligjin që parashikonte tekste falas për nxënësit e klasave të para deri tek e nënta, me arsyetimin se kjo ndihmë do të zbusë fenomenin e braktisjes shkollore dhe pamundësinë ekonomike të familjeve shqiptare.

Por, megjithëse një projektligj me interes të lartë publik, 9 muaj më vonë Qeveria miratoi dhënien e teksteve falas për vetëm 4 klasa.

“Janë rreth 125 mijë nxënës. Tekstet, nxënësit do t’i marrin falas, paguhen 100% nga buxheti i shtetit. Në buxhetin e Ministrisë së Arsimit është parashikuar që 610 milionë lekë janë pikërisht për tekstet falas të fëmijëve të klasës së parë deri në klasën e katërt dhe të kategorive të veçanta që përfitojnë tekste falas në arsimin parauniversitar. Ata do t’i marrin tekstet në shkollat e tyre para se të fillojë viti shkollor, para datës 17 shtator”, tha Zamira Gjini, drejtore e Arsimit Parauniversitar, MASR.

Megjithëse një argument jo shumë bindës, Ministria e Arsimit thotë se ka një arsye se përse nuk ofrohen tekste falas për të gjithë nxënësit e ciklit 9-vjeçar.

“Klasat që nuk kanë filluar kurrikulën e re, momentalisht punojnë me tekste të vjetra. Kur të implementohet kurrikula e re edhe për këto klasa, atëherë do të kemi edhe politikën e Ministrisë së Arsimit për t’i dhënë falas këto tekste”, tha më tej Zamira Gjini.

Por, tekstet falas për 125 mijë nxënësit do të ofrohen me kusht.

“Tekste në përdorim falas, që do të thotë se nxënësit do t’i kenë tekstet në përdorim, vetëm tekstet dhe jo fletoret e punës. Në fund të vitit shkollor, drejtorët e shkollave dhe komisionet që do të ngrihen pranë tyre do të bëjnë vlerësimin e teksteve që janë përdorur. Nëse ata nuk e dorëzojnë tekstin, ose e kanë keqpërdorur, atëherë do ta paguajnë tekstin sipas çmimit që është në katalogun e teksteve shkollore”, sqaroi Zamira Gjini.

Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, tekste falas për këtë vit shkollor do të përfitojnë në total 190 mijë nxënës, pasi krahas atyre për klasat e para deri tek e katërta, do të vazhdojnë të marrin tekste falas edhe kategoritë në nevojë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Elis Bakaj shënon gol në Europa League kundër Connahs (FOTO)
Previous article Laçi bën surprizën në Qipro në 45 minutat e para, ishi i Tiranës nderon kurbinasit në Europë

g.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT