• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TEKIMI TRUMP-ZELENSKY, MOMENT HISTORIK”/ Meloni: Ishte si një dhuratë nga Papa! Një marrëveshje e vërtetë….
Home
Nderkombetare

“TEKIMI TRUMP-ZELENSKY, MOMENT HISTORIK”/ Meloni: Ishte si një dhuratë nga Papa! Një marrëveshje e vërtetë….

29 April, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në një intervistë për Corriere della Sera, e përshkroi takimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky në Bazilikën e Shën Pjetrit një moment historik dhe një dhuratë nga Papa Françesku.

“Mendoj se ishte një moment i bukur, dhe nga ajo që më thanë protagonistët, mund të ketë përfaqësuar edhe një pikë kthese. Ndoshta dhurata e fundit e Papa Françeskut për të gjithë ne. Mendoj se ai meritonte një funeral madhështor dhe të qetë, siç ishte, dhe mendoj se në atë përballje ballë për ballë ishte, nuk di si ta them… shpirti i tij.”, tha Meloni.

Duke u ndalur te “përplasjet” e fundit SHBA-BE për shkak edhe të tarifave doganore të Donald Trump, Meloni tha se ka ardhur koha për një marrëveshje të vërtetë midis Unionit dhe SHBA. E pyetur për mundësinë e një takimi të Trump me udhëheqësit evropianë në Romë, Meloni u shpreh:

“Ne nuk dhamë kurrë një datë. Po punojmë për këtë, por padyshim që nuk varet vetëm nga ne. Që takimet të sjellin rezultate, nevojitet kohë, ato duhet të përgatiten me kujdes, nuk duhet të jenë formale, por përmbajtësore. Sot koha nuk është ende e pjekur. Sigurisht, ekziston pezullimi 90-ditor i detyrimeve, ka afate, por unë jam e interesuar të sjell në vend një marrëveshje të vërtetë që i shërben para së gjithash Italisë, si dhe Evropës dhe SHBA-së. Pa nxitim, por e bërë mirë.”

Ajo përsëriti qëndrimin italian për mbështetjen e palëkundur ndaj Ukrainës. Meloni vlerësoi qëndrimin e Zelenskyt për një armëpushim pa kushte, ndërsa shtoi se edhe Rusia duhet të vërtetojë nëse do të njëjtën gjë. Sipas saj, armëpushimi tre ditor i shpallur nga Rusia është i pamjaftueshëm.

“Ajo që kemi pasur që nga fillimi i agresionit rus: të qëndrojmë pranë Ukrainës, e cila, pa mbështetjen perëndimore, nuk do të kishte qenë në gjendje të mbronte lirinë e saj. Ne tani mbështesim përpjekjet e Trump dhe jemi të lumtur që Zelensky ka shprehur gatishmërinë e tij për një armëpushim pa kushte, duke demonstruar se edhe Ukraina dëshiron paqe. Tani është Rusia ajo që duhet të vërtetojë të njëjtën gjë. Sepse armëpushimi tre-ditor i shpallur nga Putini në përvjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore është diçka e ndryshme dhe padyshim e pamjaftueshme. Dhe paqja duhet të jetë e drejtë dhe e qëndrueshme. Që do të thotë, mbi të gjitha, garanci të forta sigurie. Italia e ka bërë propozimin e saj prej kohësh: nevojitet një zgjidhje e frymëzuar nga Neni 5 i Traktatit të Uashingtonit, madje edhe jashtë Traktatit të NATO-s.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERRNIN RYSHFET PËR TË DHËNË BANESA SOCIALE/ GJKKO dënon me 5 vite e 8 muaj burg 3 nga të pandehurit! 4 të tjerë...
Previous article ALARM NË KRYEQYTET/ Prezencë e madhe e policisë në zonën e ‘Ali Demit’, ndalohet një mjet i dyshimtë

s.autor

Postime të ngjashme

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin Botë

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT