“Parada e krenarisë” (Pride Parade), një eveniment simbol që zhvillohet paralelisht edhe në shtete të tjera, e gjeti ditën e djeshme komunitetin LGBT edhe në Shqipëri.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” u mbush me anëtarë të këtij komuniteti duke pedaluar dhe apeluar për Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë.
Fill pas paradës, rrjeti shpërtheu në komente pas fotos së një vogëlusheje që mbante flamurin e LGBT. Foto e cila ishte shpërndarë nga aktivistja Xheni Karaj me mbishkrimin: Brezi që do sjelli ndryshimin.
Mirëpo, nuk ka mjaftuar vetëm kjo. Ditën e sotme ka qarkulluar një foto nga (Brrylibroadway), e një nëne e cila mban gjithë vendosmëri, pankartën në të cilën shkruhet: Jam KRENAR që djali im është b*thq*im!
Përveç shkrimit, që për disa mund të jetë për të qeshur, e për disa për të qarë… Vihet re edhe fjala e përdorur nga ana e gruas. Pra, krenar dhe jo krenare.
Banale ose jo, po jua lëmë ta gjykoni vetë…
AlpeNews.al