Kjo vepër vjen për herë të parë në teatrin Shqiptar. Pasioni i munguar dhe i fustruar nga kohët ku jetojmë do të shpërthejë pa tabu në teatrin kombëtar. Jeta e një kurtizaneje që blihet do të braktiset nga vetë ajo për të ndjekur tik-taket e forta të dashurisë.
SINOPSI
Shkruar nga Alexandre Dumas, (1824-1895), kurai ishte 23 vjeç. U publikua për herë të parë në vitin1848. “Dama me Kamelie” një veper gjysmë -autobiografike e cila bazohet ne dashurine e njekurtizane vendosur në mes të shekullit të XIX ne Francë.
Vepra tregon një histori tragjike dashurie mes karakterit ëndërrimtar të Margerite Gutier një kurtizane e cila vuan nga tuberkulozi dhe Armand Duval, një borgjez i ri. Marguerite është quajtur”Dama me kamelie” pasi shoqeruese e saj besnike është për herë një kamelie e kuqe në kohën kur ajo është në ciklin e saj mujor duke treguar kështu së është e padisponuehme për të bërë dashuri dhe një kamelie e bardhë kur ajo është në dispozicionpër dashnorët e saj.
Armand bie në dashuri me Margerite dhe në fund bëhet i dashuri i saj. Ai tenton ta bind atë për të lënë jetën e saj si një kurtizane dhe të shkojë të jetojë me të në fshat. Kjo marrdhënie e zjarrtë mes tyre do të ndërpritet nga babai i Armandit , i cili i vënë në dijeni për skandalin e krijuar nga kjo marrdhënie e jashtligjshme, dhe i frikësuar se kjo marrdhënie do të ndikojë edhe në martesën e motrës së Armandit shkon të bindë Margeritën të largohet nga biri i tij.
Deri në vdekjen e Margerites, Armand beson se ajo e la atë për një burrë tjetër. Vdekja e Margerite përshkruhet si një agoni e cila nuk ka fund, duke e gjetur veten te braktisur nga të gjithë.
Vepra hap siparin pas vdekjes së Marguerite. Disa studiues besojnë se sëmundja e Margerite ishte një semundje e shekullit të XIX. Duma është treguar i kujdesshëm në portretizimin e favorshem të Margerite, i cili pavarësisht nga e kaluara e saj i është dhënë virtytshëm dashurisë se saj te vuajtshme për Armandin, dhe vuajtjeve të dy të dashuruarve.
Dashuria e cila do të shkatërrohet nga nevoja dhe morali i kohës, si kontrast i kësaj dashurie të dhunuar nga mentaliteti i kohës, si dhe situatës kaq sakrifikuese deri në momentin kur bëhet e parealizueshme kjo dashuri, me hyrjen e babait të Armandit në skenë.
INFO MBI BIOGRAFINE E VEPRËS
Që në debutimin e parë të saj si vepër ajo u kthye si vepra e vendosur më së shumti në të gjithë teatrot . Roli tragjik i Margerite Gutier u bë një nga rolet më të lakmuar në mesin e aktoreve duke filluar nga Sarah Bernhardt, Eleonora Duse, Margaret Anglin, Gabrielle Rejane, Tallulah Bankhead, Lillian Gish, Dolores del Río, Eva Le Gallienne, Isabelle Adjani, Cacilda Becker dhe Helena Modrzejewska.
Nga të gjitha veprat e Dumas, vepra teatrale “Dama me Kamelie” është ajo më popullore në mbarë botën duke u konsideruar ndër kryveprat e shek XIX. ALEKSANDER DUMA (i riu) BIOGRAFIA Dumas ka lindur në Paris, të Francës dhe është fëmija i paligjshëm i Marie-Laure-Catherine Labay (1794-1868), një rrobaqepëse, dhe romancierit Alexander Dumas. Në vitin 1831 babai i tij i njeh ligjërisht atësine dhe i siguroi të riut Dumas arsimimin më të mirë në Goubaux dhe College Bourbon. Në atë kohë, ligji i lejoi plakut Dumas për të marrë fëmijën larg nga nëna e tij. Agonia e nënës së të riut Duma u bë frymezim që ai të ndërtonte personazhet tragjike femra.
Në shkollë ai provokohej vazhdimisht nga shokët e tij për shkak të gjendjes së tij familjare. Kjo e kaluar e jetës së tij ka ndikuar thellësisht në mendimet, sjelljet dhe shkrimet e tij. Në 1844, Dumas u transferua në St-Germain-en-Laye për të jetuar me babain e tij.
Atje ai u takua me Marie Duplessis, një kurtizane e re që do të bëhet frymëzim për karakterin Marguerite Guthier nëvepren e tij “Dama me Kamelie”. Vepër e cila do të bëhet në vitin 1853 opera e Verdit “La Traviata”.
Edhe pse ai pranoi se kishte nevojë për para për realizimin e veprës, suksesi i fillimit të tij si dramaturg ishte në majat më të larta. Ai jo vetëm u be më i njohur se babai i tij por edhe të dominoi terrenet me serioze franceze për shumicën e gjysmës së dytë të shekullit të 19-të. Dumas vdiq në Marly-le-Roi më 27 nëntor 1895, dhe u varros në varrezat e Montmartre në Paris. Varri i tij është,ndoshta rastësisht, vetëm rreth 100 metra larg nga ai i Marie Dupless.
KONCEPTIMI REGJISORIAL
Forca e dashurisë së Margaritë me Armandon është çekani më i madh për të shpërthyer muret e mentalitetit dhe tabuve që shoqëria i ka vendosur për shkak tw dëshirave të saj të ndrydhura që në pamje të parë ngjajnë idealiste dhe gjykuese.
Kush vendosi që njeriu duhet të frenoj ,parandaloj dhe ndrydh “deshirën” kaq të thjeshtë në dukje por që përmban tërësinë e lumturisë apo ideales që të shumtët e ëndërruan dhe frika për ta patur i agresoi për të vrarë të pavdekshmen. Armand dhe Margarit janë shembulli ideal që duke u mishëruar në skenë ata diku në mes syve të spektatoreve do zgjojnë të vërtetat që gjithkush mbart, por ka frike ti “bërtasë”. Eshte bukur të ruash klasiken e veprës për të mos humbur emocionin.
Gjithçka vjen në kohë në konceptin tim personal por kjo vepër do të flasë në atë kohë, me ata kostume edhe një shekull më pas ku pretendimi për një botë më të lirë dhe mendje më të hapur manifestohet në çdokënd. Ndërkohë… Çfarë? Asgjë ska ndryshuar dhe atmosfera që shfaqja do të krijoj e mbetur në ata kostume trondit më tepër mosndryshimin aktual edhe sot.
Shfaqja hapet në varrin e të resë kryengritëse. Kjo kurtizane që as i ftohti i akullt nuk i mori dot bukurinë që natyra i dha si dhuratë “dënimi” në këtë botë. Kjo kurtizane që tituj pseudokavalierësh të pushtetshem kaluan mbi trupin e saj të mekanizuar… Çfarë kërkoi ajo? Një jetë më të mirë? Dy diamande më tepër? Apo disa salla teatri për t’iu arratisur realitetit të tyre ku ajo gjente? Për këtë u urrye ajo? Fundja këto ishin materialet që ajo përftoi pa arritur që të gjejë veçmas kënaqësisë fiziologjike atë shpirtëroren. Por tani mbi trupin e saj të ftohtë dhe të pa dëmtuar nga dheu i lagësht qëndron ai që i dhuroi atë që ajo kish kërkuar sapo kish lindur, atë copëz dashurie që ajo përjetoi duke u fshehur skutave larg kufijve të kësaj “shoqerie të moralshme”. Ku qëndroi pamorali i saj? Tek mosmorali i tyre apo tek epitete që masa vendosi për ata që kërkojnë të fluturojnë lart. Cila është e drejta e zgjedhjes apo e zgjidhjes? Ndikimi? Apo ndergjegjja që vepron krahas të pandërgjegjëshmes tënde.
Mua më intereson vdekja e saj, dashuria e saj e frenuar, lodhja nga mentalieti dhe ikja e saj është një liri që shpalos dhe zhvillon ngjarjet në retrospektivë për të vërtetuar edhe një herë atë që kërkojmë të ndryshojmë kur jemi vetëm por bashkë e pamundur. Sipari i shfaqjes hap vdekjen e saj si një parajsë e ndaluar, qetesinë e saj në një botë të panjohur por imagjinatën të paktën e shprehim pa limite… Iluzioni rrethon të gjithë shfaqjen. Elementët e maskave do të përmbajnë krijimtarinë e personazheve në përfytyrimin tim.
Personazhet do jenë të përlyer në shumllojshmeri ngjyrash ku të pa prekur do të jenë ata të dy “dashnoret e ndaluar”. Atmosfera e mardhënieve reale do të justifikojë çdo element të iluzionit të sjellë në ndërtimin e veprës sipas meje. Pasqyra si element skenografik do të jetë i vetmi ferr që personazhet tanë do të shfaqin komplekset e tyre. Tymnaja do të jetë mjergulla ku ata do të depertojnë , në formën ku çdo gjë paqartëson realitetin. Ndriçimi i lokalizuar do të përftojë misterin, atë që kërkojmë të fshehim. Asgjë nuk ndodh rastësisht dhe trajtimi i pjesës në funksion të ëndrrës shpalos mendimet e frenuara drejt realitetit.
Lufta ndaj ”të bukurës” do të përcillet mes elementeve të hekurave, prangave dhe drynëve që Dyma të jep lirinë t’i përdorësh lehtësisht në teatrin e kurtizaneve.
KUJTIMET E REGJISORES
Mbaj mend time Më tek më thoshte se si kishte mundur të lexonte fshehurazi librin me fletë të verdha të bibliotekës modeste të babait të saj. Une nuk dija pse ajo citonte atë ngjyrë të verdhë të asaj periudhe. Shpjegimi ishte nje: “NDAL” me shkronja të mëdha. Gjendesha akoma në faqet e para të kësaj vepre dhe në fund kuptova se për t’u bërë i devotshëm duhej të ishe kokë ulur, mos të thojë gjithmonë atë që mendoje e sikundër të veproje. Gjithçka një “NDALOHET” gjithçka një “MOS” pa marrë kurrë një përse. Virtyte quhen asokohe që pasuan në të sotmen. Virtyte edhe pse miken ngjitur nuk e vras por atë dhe shumë të tjerë do ti vriste liria ime. U rrita dhe vendosa që lirinë time ta them në skenë në formën që unë kutpoj në formën që vlerat mund të fliten me vepra./ syri