Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka folur pak para fillimit të protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke u shprehur se është i emocionuar nga pjesëmarrja e madhe.
Ai e ka krahasuar zhurmën e protestës me atë të sallave të teatrit të mbushura plot, ndërsa ka thënë se është bndjerë sikur i ka vdekur ndonjë njeri i afërt në momentin kur u shemb Teatri Kombëtar.
“Kjo zhurmë më kujton zhurmën e sallës së teatrit kombëtar. Është shumë e bukur.
Na vranë fizikisht dhe jo shpirtërisht. Teatri është ëndërr, shpirt, dashuri, histori.
Unë kam ardhur për teatrin, nuk më kanë sjellë partitë, për ndjeshmërinë që kam karshi teatrit. Unë jam anëtar i partisë së teatrit dhe ashtu do vdes.
Kur u shemb teatri sikur më vdiq një njeriu im shumë i afërt. Ne bëmë një protestë paqësore për 2 vite e gjysëm. Ata erdhën të armatosur deri në dhëmbë”, ka thënë aktori ndër të tjera


