Artistët që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, të mbështetur dhe nga qytetarë të shumtë kanë protestuar edhe sot për mbrojtjen e tij.
Pas një performancë artistike, Arben Derhemi, ka mbajtur dhe një fjalë duke bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen në Teatr për ta mbrojtur.
Derhemi tha se askush të mos guxojë që ti afrohet Teatrit, pasi sipas artistët do të bëjnë rezistencë.
“Duhet të jeni këtu, se me zemër janë të gjithë, por të jeni këtu fizikisht këtu. Ky teatër mbrohet vetëm fizikisht. Do bëjmë çdo gjë për të mbrojtur Teatrin, do hyjmë edhe në grevë urie. Të vijnë të gjithë njerëzit të protestojnë këtu. Kjo verë tha dikush do jetë shumë e nxehtë. Mos guxoni t’i afroheni Teatrit Kombëtar as edhe me një shkrepse se kjo nuk merr flakë, harrojeni”, ka thënë Derhemi.
Gepostet von Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit am Mittwoch, 20. Juni 2018