• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Teatri Kombëtar me kullë? Rama i jep fund debatit: Ti Sali s’do shkosh se… (përgjigje edhe Bujar Asqeriut)
Home
Shqipëri

Teatri Kombëtar me kullë? Rama i jep fund debatit: Ti Sali s’do shkosh se… (përgjigje edhe Bujar Asqeriut)

15 February, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Teksa ka deklaruar për të disatën herë se Teatri Kombëtar do të shembet dhe aty do të behet teatri i ri modern ku bëhet dhe shihet teatër, Kryeministri Edi Rama i ka dhënë fund edhe debatit të madh për cështjen e kullës, për të cilën janë ngritur aktorët.

“Ne Teatrin Kombëtar, Sali do e ndërtojmë, ti nuk do shkosh, se ti je vetë regjisor, vetë aktor e spektator, ke teatrin tënd dixhital. Nuk do jetë as nën kullë e as mbi kullë se po kërkojmë mundësi të re, por ju garantoj se do të jetë më moderni në rajon”- tha Rama.

Rama u ka dhënë përgjigje edhe akuzave të ngritura nga aktorët, duke iu përgjigjur Bujar Asqeriut. “Një vend demokratik mund të ketë aktorë rrogëtarë, e lista pagash nëpër teatrot e vendit. Sot cohet miku im Bujar Asqeriu dhe thotë pse na ndodhi kështu, ashtu do ndodhte se nëse nuk bëhej skema si e ka gjithë bota normale, që fondi që shteti jep për artin, është në dispozicion të atyre që bëjnë teatër e filma, jo me rroga të atyre që dikur kanë bërë filma, e role, e kanë qenë rrogtarët të partisë së Saliut të PPSH. Fondet janë për ata që bëjnë artin, jo ata që luajnë bingo në teatër, jo ata që jetojnë me lavdinë e të shkuarës”- tha ai.

Ndaluar edhe njëherë në debatin e kullës, Rama duke iu kthyer projektit të tij të viteve kur ishte në krye të Kulturës, deklaroi: Nuk do ishte mëkat sikur të kishte ndodhur ashtu, se do kishim jo vetëm teatër, por do kishim edhe shfaqje, teatrot më të mëdha të Amerikës janë nën grataciela. Por sot jemi në të tjera kushte.

Rama i kthehet opozitës: Teatri do shembet. Jeni bërë si aktorët që zihen për muret, por fatkeqësia e tyre është se…

Ka qenë i prerë kryeministri Edi Rama në repikën e tij pas akuzave të deputetes demokrate Jorida Tabaku, e cila deklaroi mes të tjerash se ndihet e turpëruar pas fyerjeve që ai bëri për Universitetin e Tiranës në takimin e Senatit. Ndërkohë që po sot, nga foltorja e Kuvendit, Rama u deklaroi prerë edhe njëherë për Teatrin Kombëtar dhe debatin e madh me aktorët, duke thënë se ai do të shembet.

rama-kuvend

“Na qenka fyer cdokush që ka studiuar në UT për shkak të qëndrimit tim lidhur me problematikat që diskutuam dje me Senatin e UT. Unë nuk e di pse zonja u ndje e fyer me cka unë thashë, di që zonja duhet të ndihet e fyer nga fakti që agjencia britanike e akreditimit e ka rankuar UT të fundit në gjithë listën e universiteteve. Ky është bishti i fundit i kavallit, ku është fyerja, për faktin që është katandisur ashtu për shkak të keqqeverisjes së brendshëm në bishtin e fundit të kavallit, e para, e dyta në takimin me Senatin e UT unë dëgjova as më shumë e as më pak por zotërinë Dhori Kule, aktiv i PD që të thoshte shumë më tepër se ca thashë unë për UT dhe gjendjen e tij. Kule, i cili ka pasur detyra të larta në PD e ka përfaqësuar PD në këshillin bashkiak të Tiranës tha se i vjen turp nga UT sot. Në një vend ku ka ngrëc se rektori grindet me kryetaren e bordit të administrimit dhe përfundon puna në cështje bravash, kush ka bravën, këtë të bravave e kisha dëgjuar nga federata e mundjes ku mundësit ngatërruan federatën me tapetin”- tha Rama.

Më tej ai i dha përgjigje edhe akuzave për fyerje të elitës dhe artit.

“Ashtu sikundër është shumë e qartë, thoni po fyet elita, artistët dhe aktorët, për cfarë, nga se, na e thoni, apo pse jeni të gatshëm të kapeni pas cdo fije bari si i mbyturi dhe të kujtoni se është leva e Arkimedit aty ku ju me këto mend nuk ktheheni dot më. Ne bëjmë gabime, por nuk na konkurroni dot, kështu që ngatërresa që jepini kaq për pi pi pi… ndërkohë që aktorët po vuajnë, pse mos duhet tua shpërndajë qeveria rolet, të ngremë kinostudion e tu japim punë, tu vëmë tapetin që të vijnë dhe të japin shfaqje. Keni parë gjëkundi të ngrihen aktorët sa herë flitet për mure, pupulit e kartonxhes, beteja pa përmbajtje.

Cila ajkë po vuan? Dy gjëra janë shumë të qarta; ligji i ri për arsimin e lartë është i duhuri dhe i stërvonuari, dhe ju që jeni e djathta, por jeni djathi kaçkavall plot vrima që nuk hahet merrni pozicione që nuk kanë lidhje as me të djathtën, e idetë.

Ne do ta ndërtojmë TK, nuk e ndërtuam dot, kjo është mbledhje që ka filluar para 20 vitesh, kanë vdekur ata që e ngritën mbledhjen, përvec Ndrenikës, mbledhja vazhdon, TK nuk është ndërtuar se nuk e pati mendjen të ndërtojë, ju që na qaheni për kulturën e artin e elitën.

Godinën do ta shembim që ta keni të qartë, do krijojmë hapësirën evropiane për të bërë e për të parë teatrin, i bini daulleve të gjëmave, gjëma s’ka, nuk do ndodhin, ndërkohë që ju jeni bërë si aktorët që zihen për muret dhe fatkeqësia e tyre është që nuk ka role.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Biglia gëzon tifozët e Inter: Martinez është i zikaltërve
Previous article Detaji i veshjes së Ramës që tërhoqi vëmendje. Ja si shkoi kryeministri në Parlament

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT