Zbardhen shtatë emrat e personave të arrestuar nga Policia në protestën e djeshme kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Mësohet se bëhet fjalë për Boiken Abazin 38 vjeç, Kastriot Qemaj 37 vjeç, Sokol Ndoj 35 vjeç, Romeo Lila 35 vjeç, Endrit Mërtiri 33 vjeç, Burim Tafilica 30 vjeç dhe Edjon Xhoxhaj 33 vjeç.
Sakaq, bëhet me dije janë vënë në pranga me akuzën se kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe morën pjesë në tubime të paligjshme.
Ndërkohë mes tyre bie në sy dhe emri i kreut të Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi dhe fotografi i njohur i Vipave Endrit Mërtiri.


