• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Teatri i Metropolit/ Një model i ri në një trup të vjetër
Home
Kulturë
Art

Teatri i Metropolit/ Një model i ri në një trup të vjetër

27 January, 2018 luljetaautor Art, Kulturë

Teatri i Metropolit me dy skenat e tij alternative është një pikë jo e papërfillshme për produksione me buxhet të ulët. Një model i ri që funksionon në një godinë të vjetër. Të dielën me shi të 21 janarit, u anulua shfaqja “Nata e 12-të” e Shekspirit në sallën që mban emrin e tij.
Jonida Beqo, Drejtore e teatrit Metropol: “Mirëmëngjes dhe mirë se keni ardhur në Teatrin Metropol. Është pjesë e një historiku të veçantë kjo godinë. Është godina e vjetër mbi 65 vjet e Estraës së Shtetit dhe ish-Cirkut dhe pjesa e re e 10 vjeçarit të fundit është Teatri Metropol. Kurse këtu është salla më e veçantë dhe më interesante në Tiranë që është salla Shekspir. Është e vetmja sallë 360 gradë për teatër dhe përformanca në Shqipëri. Duke qënë se është e tëra e veshur me drurë dhe është një strukturë e lehtë ka tendencen që të ndikohet nga lagështira.

Një nga gjërat që ne po bëjmë tani, në bashkpunim me bashkinë pasi rregulluam sallën lart, sepse kemi sallën Chehov lart, sivjet rregulluam çatinë lart, taracën ndërsa sivjet e kemi fokusin tek kjo sallë. Për shkak të fundjavës goxha të gjatë dhe shiut goxha të gjatë menduam se ishte më mirë, për sigurinë e aktorëve dhe të publikut që ne mos të merrnim riskun për ta zhvilluar shfaqjen, duke patur parasysh se kishim lagështirë dhe gjatë shfaqjes mund të kishte ç’rregullime të foni-ndriçimit. Por gjithsesi ne e rregulluam këtë problem dhe nuk do të ketë më frikë.

Nuk është problemi thjeshtë i lagështirës është amortizimi në përgjithësi i mjeteve të punës. Kështu që jemi të inkurajuar se Bashkia sivjet do të investoj dhe në sistemin e ri të foni-ndriçimit, për të treja sallat tona dhe për sistemin lëvizës.”

Nata e 12 i rezulton drejtorisë shfaqja më e suksesshme e vitit 2017 i cili mbyllet me 16 mijë shikues për sallat Cehov dhe Shekspirit, pa llogaritur aktivitetin e bandës së qytetit dhe ansamblit Tirana. Ka edhe një sallë të tretë, Bodrum e cila prej disa vitesh nuk përfillet si hapësirë.

Jonida Beqo, Drejtore e teatrit Metropol: “Vazhdojmë me mësimdhënien e orës së teatrit nëpër shkolla, me kampet verore për fëmijë dhe me një program për fëmijë që i jep mundësi si prindërve ashtu dhe arsimtarëve që të ndikojnë në brendësimin e vlerave tek fëmijët dhe jo thjeshtë si një argëtim sipërfaqësor. Kështu që viti është i mbushur me tituj të mirë. Vjen 1001 Netë, vjen Veprat Shqiptare të Arkivit, Qielli i Heshtur etj.”

Teatri i Metropol është profilizuar tashmë si një teatër bashkiak, që i përgjigjet grupmoshave të caktuara. Brenda një viti mund të prodhojë 8 premiera për fëmijë, 10 premiera për të rritur, duke marrë në konsideratë veprat shqiptare të arkivit dhe shfaqjet e pavaruara.
Viti 2018 propozon sërish atë filozofi që Metropoli po e aplikon prej disa kohësh: më shumë konkurrencë, më shumë vende për të rinjtë, më shumë frymë shqiptare

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DREJTËSI PËR ARDIT GJOKLAJN"/ Policia bashkiake heq pankartën 100 metra katror
Previous article Kjo është lista e punëve më stresuese. Nëse nuk je pjesë e saj, mos u anko më!

luljetaautor

Postime të ngjashme

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT