Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka deklaruar se nuk duhet akuzuar opozita që nuk mbrojti teatrin natës e shëmbjes.
I pyetur në ABC News, nëse është lëshuar teatri nga PD, ai u shpreh se nuk ka prova për këtë gjë.
Sakaq, Patozi ka theksuar se opozita nuk mbrojti dot zgjedhjet dhe pushtetin e vetë dhe nuk kishte si të ndodhte me teatrin.
‘Unë nuk hyj te teoritë konspirative. Unë nuk kam prova që e morën këtë gjë përsipër.Unë di që është e padrejtë të kërkosh llogari që dikush vodhi lopën ti kërkojnë llogari atij që se ruajti se atij që e vodhi. Kjo është e padrejtë. Unë nuk kam asnjë provë, që PD nuk donte ta mbronte teatrin. Por nga ana tjetër unë nuk mund të mos shpreh kundërshtim për mënyrën si PD iu qasën kësaj çështje. E keqja është që opozita jonë apo ajo pjesë e opozitës që e mori përsipër nuk ka arsye se pse ti dalë garant një gjë që nuk është detyrim. Opozita nuk ka policë, nuk është gardiane dhe nuk ka pse thotë do kalojë mbi trupat e mi. Nuk mund ti kërkohet opozitës pse nuk mbrojtje godinën e teatrit kur nuk mbrojti zgjedhjet. Të bëjmë një analogji, nuk mund t’i kërkohet opozitës pse nuk mbrojtje teatrin, kur ajo nuk mbrojti dot zgjedhjet, veten e vetë, pushtetin e vetë’, tha Patozi.
Më tej, ai ka cilësuar reagimet e presidentit Ilir Meta mbi teatrin si një opozitari të thekur.
‘Investim normal të një opozitari të thekur. Presidenti nuk e fsheh që është një opozitar i çartuar. Një njeri i afishuar pa asnjë dorezë. Unë besoj që edhe vetë mazhoranca e kanë kapërcyer atë çështjen shkarkimit, edhe mazhoranca është e qartë, por edhe vetë Meta e ka mbledhur mendjen që nuk ka për të ndodhur. Edhe mazhoranca nuk ka dashur asnjëherë ta shkarkojë presidentin’, shtoi Patozi.


