• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TEATRI/ Bamir Topi: Edi Rama është autori i shkatërrimit të fizionomisë së kryeqytetit
Home
Politikë

TEATRI/ Bamir Topi: Edi Rama është autori i shkatërrimit të fizionomisë së kryeqytetit

21 May, 2020 Delo.autor Politikë

Ish-presidenti Bamir Topi është shprehur të mërkurën se kryeministri Edi Rama prej 20 vitesh ka pasur në dorë fatet e zhvillimit të kryeqytetit.

I ftuar në emisionin “Në Fokus” në televizionin TVT, Topi theksoi se gjatë këtyre dekadave pamë sfumimin e memories historike të këtij qyteti, si dhe orientimin pa asnjë lloj fizionomie drejt betonizimit të tij.

Ai tha se Tirana nga një qytet urban, tani është kthyer gati-gati në një fjetore të madhe, duke i hapur rrugë lulzimit të ndërtimeve dhe bizneseve e shumë njerëzve pa asnjë lloj dëshire për Tiranën.

“Në cilësinë e një qytetari autokton, i cili është rritur me një memorie tjetër të qytetit, kam përpara gjithë këtë pamje që ka pas Tirana, që nga koha kur po prishej pazari i vjetër dhe po ndërtohej pallati i madh i kulturës, ndonëse se isha në moshë shumë të vogël”, tha ish-presidenti.

Topi, deklaroi se sa mban mend ai, qyteti në mënyrë krejt graduale filloi të shpërfytyrohej, por sipas tij, shpërfytyrimi i vërtetë i Tiranës ndodhi gjatë viteve të tranzicionit dhe padyshim një nga personazhet më përgjegjëse për një transformim të tillë, pra të shkatërrimit të fizionomisë së Tiranës është kryeministri aktual, Edi Rama.

“Unë jam shprehur para disa ditëve në vigjilje të prishjes së Teatrit Kombëtar dhe natyrisht e kam parandjerë se teatri do të shkonte deri në shkatërrim, sepse në politikë nuk mjafton të shohësh ngjarjen në ekstrem por duhet të hysh të shohësh personalitetin e individëve të pushtetshëm, në rastin konkret të kryeministrit Edi Rama.

Unë kam parë tek ai një përpjekje titanike dhe konstante duke filluar që nga koha kur ai ishte një ministër i Kulturës dhe në vazhdimësi. Ai ka qenë jashtëzakonisht i vendosur që teatri të shembej për t’i hapur rrugë një teatri të ri. Kjo luftë ka qenë konstante, por herë shuhej dhe herë aktivizohej si puna asaj vatres së zjarrit dhe ja ku jemi tek e fundit, ai e vendosi dhe e shembi”, tha ai.

Sipas tij, ndarja e kategorive të grupimeve të interesave në Tiranë dhe në Durrës, pra ajo që s’ka ndodhur në Korçë ose në Gjirokastër, ka ndodhur pikërisht në zonën e aksit të metropolit Tiranë-Durrës.

Topi mendon se përqëndrimi i madh demografik dhe ardhja e grupimeve të mëdha të njerëzve me formim kulturor dhe edukatë të ndryshme urbane, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre ka ardhur nga zonat rurale, fare mirë mund të jetë kontigjent elektoral për partitë politike, por kurrësesi nuk mund të marrin në dorë fatin e ndryshimit të fizionomisë së kryeqytetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË DURRËS/ Humb kontrollin nga lagështira në rrugë, përmbyset furgoni i policisë bashkiake (VIDEO)
Previous article DURRËSI "MBËRTHEHET" NGA STUHIA/ Disa rrugë të përmbytura, shëtitorja bregdetare e pakalueshme (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë... Intervista

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë...

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot Politikë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT