Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është zhvendosur sot në Burrel, ku po mbledh firmat për peticionin për rindërtimin e teatrit aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.
Mësohet se Aleancës i janë bashkuar në protestë edhe qytetarë dhe aktivistë, të cilët nën logon “Demokracia nuk është dhuratë, demokracia është kusht” janë sensibilizuar me artistët që ishin kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.
Më herët, protesta e Aleancës për Teatrin ishte në Shkodër dhe dje në Kukës, ku zhvilluan edhe tubimet përkatëse.