• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
TEATRI/ Aktori Helidon Fino: I amortizuar, kemi interpretuar në -2 gradë, duhet godinë e re
Home
Kulturë

TEATRI/ Aktori Helidon Fino: I amortizuar, kemi interpretuar në -2 gradë, duhet godinë e re

4 August, 2019 k.autor Kulturë

Aktori i njohur Helidon Fino shpreh qëndrimin e tij pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar, pasi sipas tij, ai aktuali është i amortizuar totalisht. Si pjesë e Teatrit prej shumë vitesh, ai thotë se duke qenë pjesë e aktiviteteve artistike përgjatë këtyre viteve, ka përjetuar situata të vështira gjatë interpretimit, për shkak se godina nuk ofronte kushtet e nevojshme as në dimër dhe as në verë.

“Në shtator bëj 24 vjet në teatër që do të thotë 24/24 orë dhe e kam shoqëruar këtë institucion në të gjitha mënyrat në aktivitetet artistike, në momente të ndryshme politike sidomos dhe në momentin kryesor të përfolur që është godina, e cila ka ardhur në një moment amortizimi total ku unë të paktën vitet e fundit sjell në memorje interpretimet e mia në skenë në -2 gradë dhe në 40 gradë, dhe kjo është fakt dhe është absolute. Mendoj dhe për të gjithë komunitetin sigurisht që nuk më ka pëlqyer ndërhyrja e politikës për këto ndarje të komunitetit sepse kur hyn politika ndan edhe një familje në dysh dhe jo më një komunitet dhe një komb”, shprehet aktori Helidon Fino.

Ai thekson se teatri ri duhet të ndërtohet në territorin e vet që i takon, dhe jo diku tjetër. “Kërkesa dhe kauza jonë është që Teatri Kombëtar duhet të ndërtohet i ri në territorin e vet që i takon, në sipërfaqen që i takon, në të gjithë parametrat bashkëkohor që i takojnë dhe është përgjegjësia e qeverisë që ta kryejë këtë sa më shpejt dhe jo më vonë jo vetëm për faktin që kanë kaluar mjaft vite 10-20 vjet me këtë diskutim, por mos të kalojnë dhe 18-20 vite të tjera sepse në këto diskutime dhe mundësi të vjetra duket sikur edhe brezat do t’i vjetërojnë para kohe.

Është e nevojshme absolutisht dhe është një moment vullneti politik, por besoj edhe kombëtar dhe i komunitetit, që teatri të ndërtohet sa më shpejt aty ku është në sipërfaqen e vet ku i takon me të gjitha parametrat. Madje madje jo vetëm kaq por doja të bëja një thirrje ministrisë dhe qeverisë e ka të nevojshme sigurisht që me teatrin e ri dhe tashmë edhe një buxhet akoma dhe më i madh sepse nuk mundet dot të interpretojmë më me gjysma skenash, me gjysma kostumesh. Dhe qeveria e ka këtë detyrë dhe duhet ta kryejë”, tha Helidon Fino.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARATICI ZBARKON SËRISH NË ANGLI/ "Zonja e Vjetër" mbyll marrëveshjen me klubin e City-t për...
Previous article U BLE PËR 90 MILION EURO/ Mbërrin në Manchester United blerja më e fundit... (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT