• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TEATËR ABSURDI”/ OKB: Izraeli fajtor për krime kundër njerëzimit
Home
Nderkombetare

“TEATËR ABSURDI”/ OKB: Izraeli fajtor për krime kundër njerëzimit

28 February, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Një panel hetuesish i OKB-së thotë se forcat izraelite të sigurisë mund të kenë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit vitin e kaluar kur vranë 189 palestinezë në kufirin midis Izraelit dhe Rripit të Gazës. Izraeli i hodhi poshtë gjetjet e raportit dhe e konsideroi atë “teatër absurdi

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara thanë të enjten se forcat izraelite të sigurisë mund të kenë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit vitin e kaluar kur vranë 189 palestinezë dhe plagosën mbi 6100 të tjerë në Gaza. Paneli i pavarur tha se ka marrë informacion konfidencial për ata që mendon se janë përgjegjës për vrasjet, përfshirë qitësit me snajper dhe komandantët. Raporti thekson se “forcat izraelite të sigurisë shënjestruan me vetëdije dhe vranë protestues palestinezë që nuk përbënin rrezik.” Izraeli i hodhi poshtë gjetjet e raportit dhe e konsideroi atë “teatër absurdi.”

Ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Yisrael Katz deklaroi se Këshilli për të drejtat e njeriut i OKB-së “ka hartuar një raport armiqësor, të rremë dhe shpifës kundër shtetit të Izraelit”.

Kreu i komisionit të pavarur të ngritur nga Kombet e Bashkuara, Santiago Canton, deklaroi gjetjen e provave të besueshme se forcat izraelite të sigurisë kanë kryer shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe të ligjit ndërkombëtar humanitar.

Sinkron: “Është e qartë se këto shkelje kërkojnë hetime dhe ndjekje penale dhe ne i bëjmë thirrje Izraelit që të që të kryejë hetime të plota për këto shkelje serioze, si dhe të sigurojë drejtësi dhe kompensime për të vrarët dhe të plagosurit.”

Që prej vitit të kaluar në kufirin midis Izraelit dhe Rripit të Gazës janë zhvilluar protesta për heqjen e bllokadës izraelite ndaj territorit si dhe për të drejtën e refugjatëve palestinezë për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në Izrael. Autoritetet izraelite tha se ushtria hapi zjarr për të mbrojtur kufirin nga inkursionet dhe sulmet e militantëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUNËSIM SEZONAL NË 2019/ Italia kërkon 30 mijë punëtorë, përfiton edhe Shqipëria
Previous article ÇFARË PO NDODH TEK JUVENTUSI? Allegri iu “VË KYÇIN” rrjeteve sociale (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani Botë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane Botë

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT