• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË ZHDUKURIT NË VLORË/ Flet babai i Marjo Metushaj: Nuk besoj që djali është…
Home
Breaking News

TË ZHDUKURIT NË VLORË/ Flet babai i Marjo Metushaj: Nuk besoj që djali është…

9 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Konfliktet mes anëtarëve të grupeve kriminale në Vlorë si pasojë e pazareve të drogës, kanë sjellë zhdukjen në mënyrë të mistershme të tre personave në Vlorë. Megjithëse prej gati një viti janë denoncuar në polici si të zhdukur dhe që ende nuk është zbuluar asnjë gjurmë rreth tyre, ditën e djeshme të afërmit kanë thyer heshtjen duke folur në media. Albano Xhaferri, 34 vjeç, Marjo Metushaj dhe Elvis Troqe, janë tre të zhdukurit në Vlorë.

Metushaj mësohet të jetë i afërm me Julian Metushaj, njeriun që vrasësi me pagesë Julian Sinanaj, kishte marë porosi për ta ekzekutuar pak vite më parë, ekzekutim ky që nuk u realizua. Lutfi Xhaferri, babai i Albano Xhaferrit, thotë se i biri ka humbur kontaktet me familjen e tij që prej 18 qershorit të këtij viti, dhe pas asaj date askush s’di më asgjë për ta. Sipas babait, ai u zhduk një muaj pas kthimit nga Belgjika. Tetë ditë pasi u zhduk, bashkëshortja e tij ka denoncuar në polici. Xhaferri, baba i dy fëmijëve të mitur, jetonte me gruan dhe fëmijët në katin e dytë të një pallati në Vlorë. Xhaferri thotë se 20 ditë pas zhdukjes së Albano Xhaferrit, është denoncuar si i zhdukur Elvis Troqe, i cili sipas familjarëve ka qenë mik me Xhaferrin pasi kanë qenë bashkë në Belgjikë.

Babai i Metushaj: S’kam shpresa që djali vijon të jetë gjallë
Mësohet se Albano dhe 24 vjeçari kishin qenë së bashku në Belgjikë. “Më erdhi babai i tij dhe akuzoi djalin tim por unë nuk di gjë”– thotë Lutfi Xhaferaj. Për 24 vjeçarin denoncimi për zhdukjen e tij është bërë pas 48 orësh. Numërohen 19 të humbur gjatë 2017, njëri prej tyre Marjo Metushaj, kushëri me Julian Metushaj, personin që ka dashur ta ekzekutojë me snajper Julian Sinana. Babai i tij, Bahir Metushaj, nuk ka më shpresa se djali i tij është gjallë. Prokuroria kishte nisur hetim për veprën penale “kalim të paligjshëm të kufirit” por tashmë kjo çështje është pezulluar. Babai i tij ka dëshmuar në prokurori se nuk kishte dijeni për ndonjë konflikt por dinte se i biri transportonte drogë në Itali.

Kontaktin e fundit me të birin e ka pasur më 16 qershor 2017. Në vendimin e pezullimit të procedimit penal nga prokurori Xhemal Saliasi zbulohen disa detaje të trafikut të drogës. Në këtë çështje, sipas dosjes, është i përfshirë dhe një ish-polic me mbiemrin Çaushaj. “Ai ka shpjeguar se ka dyshime tek disa shtetas nga Fieri me të cilët mund të ketë zhvilluar veprimtari të kundraligjshme. Po kështu se të birit i kishte lekë borxh një shtetas me mbiemrin Çaushaj, ish punonjës policie, ç’ka lidhej me një transport lënde narkotike. Shtetasi ka shpjeguar se ka mësuar se gomonia që do të shkonte në Itali ishte e një personi nga Fieri i quajtur Edi Xhaferraj, të cilin ai ka tentuar ta takojë por nuk ka mundur, pasi i biri i ka thënë se Edi Xhaferraj është jashtë shteti”-shkruhet në vendimin e pezullimit të prokurorisë.

Marjo Metushaj, është zhdukur më 16 qershor 2017 duke thënë se do të ikte në Fier ku do të takonte një shokun e tij pasi kishte punë deri në Seman. Kur e ëma kishte pyetur djalin e vogël të Marios ai i ka thënë se i ati iku me një shok me makinë. Ka marrë në telefon por numrat e Marios kanë dalë të fikur.

Por ndërkohë që prokuroria ka pezulluar hetimet për akuzën e “kalimit të paligjshëm të kufirit” babai i Marjos thotë se zhdukja e djali i tij ka lidhje me personat që i kishin një borxh të madh. I ati ka treguar se djalit i kishin borxh 160 mijë euro për 6 rrugët e fundit të drogës drejt Italisë. Ai humbi kontaktet me familjarët dy dite pasi kishte çuar ngarkesën e radhës nga deti. “Erdhën shokët e më thonin se djali më kishte humbur diku në ishujt e Fanit. Dy gomone kishin dalë ndërsa e djalit tim jo. Por mister mbetet fakti që telefonata e fundit nuk ka ardhur nga ishujt e Fanit, siç i kanë thënë shokët të atit por dy ditë më vonë në afërsi të ishullit të Sazanit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITA E VUÇIÇIT NË KOSOVË/ Bekim Jashari bashkohet me protestuesit në Drenicë
Previous article “Më doli këpuca dhe nuk hynte më”/ Këngëtarja shqiptare paska qenë në pikë të hallit dhe ne s’kuptuam asgjë

k.autor

Postime të ngjashme

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

MOTI ME SHI/ Rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, reshjet e dendura shkaktojnë probleme në qarkullim Aktualitet

MOTI ME SHI/ Rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, reshjet e dendura shkaktojnë probleme në qarkullim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT