• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË ZHDUKUR PREJ 3 TETORIT/ Zbardhet dëshmia e vëllait të Vilson Çutajt: Shkuan të sqaronin konfliktin në lokal
Home
Breaking News

TË ZHDUKUR PREJ 3 TETORIT/ Zbardhet dëshmia e vëllait të Vilson Çutajt: Shkuan të sqaronin konfliktin në lokal

7 October, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dëshmi të reja janë zbuluar për sa i përket ngjarjes së ndodhur në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe, ku rezultojnë të humbur tre persona, mes të cilëve dy dyshohen si të vrarë dhe të zhdukur, konkretisht, shtetasit Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj.

Autor i dyshuar i vrasjes dhe zhdukjes së tyre dyshohet se është shtetasi Danjel Pepaj. Më datë tre tetor, ditën kur dyshohet se ka ndodhur ngjarja, tre shtetasit e mësipërm kanë shkuar në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, ndërsa i ka dërguar me makinë vëllai i Vilson Çutaj, shtetasi Olsi Çutaj.

Te lokali në Bajzë shtetasit Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj dyshohet të kenë dhunuar fizikisht personin tjetër, Danjel Pepaj, duke e akuzuar se i kishte vjedhur një sasi prej 20 kilogramë kanabis sativa, nën dyshimin se e ka korrur pa u treguar atyre dyve.

Në dëshminë e tij, vëllai i Vilson Çutaj ka deklaruar për policinë se ai nuk ka dëgjuar se për çfarë konflikti bëhej fjalë, pasi tre shtetasit e kanë zhvilluar debatin në pjesën mbrapa lokalit.

“Kur kam dëgjuar se po bërtisnin jam ngritur nga lokali dhe kam shkuar për t’i ndarë, por nuk e di për çfarë konflikti bëhet fjalë”, ka deklaruar vëllai i Vilson Çutaj.

DYSHIMET SE I VODHI HASHASHIN

Policia ka dyshime të forta se shtetasi Danjel Pepaj i ka thënë dy të tjerëve se do t’ua gjente ai mallin prej 20 kilogramësh të hashashit, ndërsa janë nisur drejt fshatit Vrith në Malësinë e Madhe.

Në mal dyshohet se te vendi ku mund të ketë pasur drogën të fshehur, ka qenë edhe arma me të cilën dyshohet se ka vrarë Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj dhe më pas dyshohet se ka zhdukur trupat e pajetë. Vëllai i Vilsonit, Olsi Çutaj, ka deklaruar në dëshminë e tij, se ai vetë ka qëndruar poshtë te lokali në Vrith për të pritur të vëllanë dhe dy të tjerët.

“Nga Bajza kemi shkuar të katërt drejt Vrithit. Unë kam qëndruar tek lokali, ndërsa vëllai dhe dy të tjerët kanë shkuar në drejtim të malit për të sqaruar konfliktin mes tyre. Nuk e kam idenë se për çfarë konflikti bëhet fjalë”, ka thënë Olsi Çutaj.

Ndërkohë, pas pak orësh banorët kanë treguar se kanë dëgjuar të shtëna armësh. Deri më tani kjo pjesë ka dy versione pasi disa janë shprehur se kanë dëgjuar të shtëna automatiku, ndërsa disa të tjerë thonë se kanë dëgjuar disa lloje të shtënash nga armë të ndryshme. Policia beson se ka pasur vetëm dy të shtëna automatiku dhe jo më shumë.

Ndryshe nga banorët, vëllai i Vilsonit, Olsi Çutaj, ka deklaruar në dëshminë e tij se “unë nuk kam dëgjuar krisma armësh pasi kam qenë në lokal, por jam shqetësuar, sepse vëllai dhe dy të tjerët u vonuan dhe kam lajmëruar policinë”, ka thënë ai.

Babai i Danjel Pepaj, shtetasi Rrok Pepaj, ka deklaruar në dëshminë e tij për policinë se djali i tij prej dy javësh nuk ndodhej fare në Shqipëri, sepse sipas tij kishte shkuar për të punuar në Malin e Zi.

Këtë pretendim e rrëzon poshtë vëllai i Vilsonit, Olsi Çutaj, i cili ka treguar se më tre tetor kanë qenë të katërt te lokali në Bajzë dhe më pas kanë shkuar drejt Vrithit, ndërsa Danjelin e kanë parë edhe banorë të tjerë.

Po sipas dëshmisë së banorëve, shtetasi Danjel Pepaj është parë me armë në fshatin Zagorë, një fshat rruga e të cilit lidhet në këmbë me pjesën malore ku kanë qenë tre shtetasit.

Brenda 12 orësh nga ngjarja policia dyshon se Danjel Pepaj është arratisur drejt shtetit fqinj të Malit të Zi.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë, ndërsa vijojnë kërkimet nga familjarët dhe efektivët në gjithë zonën malore për gjetjen e trupave të Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj që mendohen si të vrarë.

“Djali i djalit të xhaxhait është parë me armë në dorë”- Nush Pepaj: Djalin tim e ka vrarë kushëriri. Nëna e Klement Pepajt tregon bisedën e fundit me djalin

Nush Pepaj dyshon se djalin e tij mund ta kenë implikuar në çështje droge, gjë për të cilën dyshon se ka ndodhur edhe kjo ngjarje.
Fillimisht ai tregoi për media se si kur u kthye pasi shkoi për të kryer një punë, nuk e gjeti djalin në shtëpi.

Ndërkohë, nënës, Gjelina Pepaj, Klementi i tha se do shkonte për një kafe të shkurtër me Vilson Çutajn, por nuk u kthye kurrë më në shtëpi.

“Djali ishte në shtëpi dhe mori një xhup me mëngë të shkurtra dhe u nis për në qendër, i thashë: ‘Klement a po merr diçka më të trashë për të hedhur krahëve?’. ‘Jo, – më tha, – ‘se do pi një kafe dhe po vij’. Që nga ai moment nuk e kam parë më, nuk m’u duk nervoz dhe reagimet ishin normale. Më pas, në orën 3 pas mesnate ka ardhur Policia duke thirrur ‘O Nush’. Dolëm dhe na pyetën ku është Klementi, unë i thashë është në gjumë, se mendoja se djali kishte ardhur pak më vonë pasi ne fjetëm, sepse nuk kishte as energji elektrike atë natë dhe kur kontrolloj, djali nuk ishte në shtratin e tij”, është shprehur ajo.

Babai i Klementit thotë se djali i kushëririt të tij është parë me armë në dorë, ndërsa tregon arsyet përse dyshon se autor mund të jetë Danjel Pepaj.

“Sipas versionit që i kanë dhënë Policisë disa bashkëfshatarë këtu, thonë se ka qenë problem droge kjo punë. Sipas Policisë, djali i djalit të xhaxhait, Danjel Pepaj, është parë me armë në dorë në fshatin Zagore, ka pasur automatik kallashnikov ndërsa për djalin tim dhe Vilsonin nuk dihet asgjë. Babain e Danjelit e kam takuar mbrëmjen e 4 tetorit pranë Komisariatit të Policisë dhe ai po qante, por unë dyshova në dy gjëra tek ai, sepse tha se ka dy javë që nuk e kam parë djalin, në një kohë që të tjerët thonë se atë ditë kur ka ndodhur konflikti e kanë parë me armë në Zagorë.

Unë e akuzoj djalin e xhaxhait për mashtrim në këtë rast, sepse djali i tij ka qenë këtu. Unë nuk po them se ai e ka mësuar për të vrarë djalin tim ose atë tjetrin, por nuk më tha të vërtetën. Dyshimet më të mëdha nëse djali im është vrarë i kam te Danjel Pepaj, si autor i mundshëm, sepse nuk di se te kush të dyshoj tjetër dhe të gjitha gjërat më çojnë tek ai. Shpresoj të jem i gabuar, sepse unë nuk mund t’ia bëj as armikut nëse ma ka bërë atë punë, sepse jemi një gjak. I kërkoj ministrit të Brendshëm të vendos në dispozicion çfarëdolloj mjeti të mundshëm, nga toka dhe nga ajri, që ta krehin zonën dhe ta dimë të paktën që edhe nëse janë të vdekur, të vijnë kufomat në shtëpi”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROJEKSIONI/ Si do të jetë shpërndarja e mandateve sipas Kodit të ri Zgjedhor
Previous article ÇUDIRA SHQIPTARE/ Laboratori në Koplik sfidon mjekësinë botërore: Teste për Covid në 10 minuta për 700 lekë

Delo.autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT