• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TË ZBARDHET E VËRTETA/ Gazetari i zhdukur saudit “regjistroi vdekjen e tij në orën Apple”
Home
Nderkombetare

TË ZBARDHET E VËRTETA/ Gazetari i zhdukur saudit “regjistroi vdekjen e tij në orën Apple”

13 October, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Kreu i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar “të vërtetën” për zhdukjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres i tha BBC-së se kishte frikë se zhdukje të tilla do të ndodhnin më rregullisht dhe do të bëheshin si gjëra “normale”.

Khashoggi, një kritik i qeverisë saudite, u zhduk më 2 tetor pasi vizitoi konsullatën e tij në Stamboll.

Arabia Saudite thotë se akuzat se është urdhëruar vrasja e tij është një “gënjeshtër“.

Ministri i Brendshëm, Princi Abdulaziz bin Saud bin Naif bin Abdulaziz, në disa reagime të raportuara nga agjencia zyrtare e shtypit Saudite të premten, tha se mbretëria ishte gjithashtu e gatshme të zbulonte “të gjithë të vërtetën“, por shtoi se akuzat se ishin lëshuar urdhra për të vrarë Khashoggi ishin “të pabaza“.

Një burim turk i sigurisë i ka thënë BBC-së se zyrtarët kishin prova audio dhe video që dëshmonin se Khashoggi, i cili shkruan për Washington Post, u vra brenda konsullatës.

Arabia Saudite ka qenë nën presion për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur me Khashoggi pasi hyri në ndërtesën e konsullatës në orën 14.14 të datës 2 tetor. Turqia ka pohuar se gazetari dhe kritiku në azil i princit të kurorës Mohammed bin Salman u vra nga një skuadër elitë e dërguar nga Riad. Autoritetet në Stamboll kanë lënë të kuptohet se mbajnë prova të pazbuluara që vërtetojnë se çfarë ndodhi, raporton “The Guardian”.

Hatice Cengiz, e fejuara turke e Khashoggi, i tha Associated Press të premten se Khashoggi kishte veshur një orë Apple kur hyri në konsullatë dhe hetuesit po shqyrtonin celularët e tij, të cilat ai kishte lënë me të.

Gazetari i zhdukur mund të ketë regjistruar vdekjen e tij në orën e tij Apple.

Ai e futi atë në funksionin e regjistrimit përpara se të hynte në ambasadën e Arabisë Saudite në Stamboll më 2 tetor, sipas gazetës turke Sabah.

Pastaj “marrja në pyetje, tortura dhe vrasja e tij u regjistrua në audio dhe u dërgua në telefon dhe në iCloud“, thuhet në raportin e gazetës.

Sulmuesit e tij u përpoqën të hynin në orë me shumë përpjekje por të dështuara për fjalëkalimin përpara se të përdorin gjurmët e gishtave për ta zhbllokuar dhe fshirë disa regjistrime, pohon raporti.

Forcat e sigurisë që drejtojnë hetimin për zhdukjen e gazetarit gjetën regjistrimin audio në telefon që ai ia kishte lënë të fejuarës së tij, sipas gazetës.

Megjithatë, zhbllokimi i një ore Apple duke përdorur verifikimin e gjurmëve të gishtërinjve nuk është një veçori e pajisjes, tha një përfaqësues i Apple për CNN.

Është gjithashtu e paqartë se si regjistrimi është transferuar nga ora në telefon.

Bisedat mes atyre që përfshiheshin në vrasjen e dyshuar të Khashoggi u regjistruan në ambasadë, njoftoi më parë edhe Washington Post, por gazeta nuk ishte e qartë se si këto regjistrime ishin bërë ose si u gjetën më vonë.

Një grup aktivistesh u mblodhën të mërkurën përpara ambasadës saudite në Washington, për të kërkuar përgjigje rreth zhdukjes së Khashoggit dhe për të shprehur dyshimin se ai është vrarë me urdhër të princit të kurorës Mohammed bin Salman. Ligjvënësit amerikanë nga të dyja partitë thonë se nëse sauditët janë përgjegjës për zhdukjen e Khashoggit, administrata e Presidentit Trump duhet të veprojë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHIMI DRASTIK/ Reperi shqiptar mbjell flokët dhe duket njeri tjetër (FOTO)
Previous article BARDHEZINJTË NË FESTË/ Juve ka gati RINOVIMIN me SUPER sulmuesin deri në vitin...

F.autor

Postime të ngjashme

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët Botë

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto Botë

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht! Botë

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT