Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën dy ditë më parë teksa u qellua për vdekje me snajper 40 vjeçari Hekuran Billa. Pista kryesore e ekzekutimit është ajo e hakmarrjes pasi viktima është akuzuar per vrasjen e Prel Markut në 2006.
Hekuran Billa dhe vendi ku iu bë atentati “Komuna e Parisit”
Policia bëri me dije sot se autori i vrasjes së Billës ishte pikerisht vëllai i Markut, i cili është shpallur në kërkim.
Ky nuk është atentati i vetëm ku hakmarrja ka vijuar me gjakderdhje. AlpeNews.al risjell disa prej tyre.
Kujtojmë ngjarjen e ndodhur pesë muaj më parë në Rrëshen, ku Katriot Reçi pronar i një televizioni lokal mbeti i vdekur në qender të qytetit.
Viktima Kastriot Reçi
Si ndodhi ngjarja:
Përpara dy viteve, në Romë të Italisë, u vra vëllai i Kastriot Reçit, Gasper Reçi. Dyshimet për vrasjen e këtij te fundit, lidhen më vrasjen e ish zyrtarit të OSHEE, në Rrëshen, Sajmir Jaku.
Por, ajo që ndodhi më pas, është se pas vrasjes së Gasper Reçit, në Belgjike u vra edhe Kreshnik Gjini, nipi i Sajmir Jakut. Në atë kohë, dyshimet e policisë belge ishin se Gjini ishte vrarë nga dy atentatorë shqiptarë, të cilët sipas tyre u hakmorën për vrasjen e Gasper Reçit. E për të arritur kështu tek vrasja e katërt, ajo e Kastriot Reçit.
Vrasja e ish policit Santiago Malko është edhe një nga me te bujshmet vitet e fundit.
Si ndodhi ngjarja
Një breshëri plumbash u derdhën mbi Santjago Malkon duke e lënë atë të vrarë në vend. Krimi i mirëplanifikuar nga vrasësit ka forcuar dyshimet e policisë se 26 vjeçari është ekzekutuar për hakmarrje.
Ish-punonjësi i policisë së kryeqytetit, është përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në qytetin e Durrësit, një ngjarje që është zbatuar me të njejtin mekanizëm siç edhe u vra Malko.
Mëposhtë edhe video
Një tjeter rast i rëndë eshte edhe ajo e dy viteve më parë ku Indrit Pepa u ekzekutua sapo doli nga shtëpia e tij, për motivet e hakmarrjes.
Viktima Indrit Pepa
Si ndodhi ngjarja:
Para 6 vitesh, në një lokal në Mamurras, viktima Indrit Pepa dhe Agron Markola kanë debatuar me njëri-tjetrin, ku Pepa i ka thënë Markolës:”Ne jemi rritur bashkë, kemi veshur rrobat e njëri-tjetrin. Unë kam në shtëpi fotot e tua”.
Por 3 ditë më pas, Agron Markola dhe Azis Markola kanë dalë dhe kanë rrahur Indrit Pepën me qytën e pistoletës, duke e lënë të riun në gjendje kome.
Pas një viti, Indrit Pepa ishte në një berberhane në qytetin e Mamurrasit, kur në këtë berberhane futet Azis Markola, një nga autorët e rrahjes. Indriti në atë kohë ka qenë 20 vjeç. Burimet bëjnë me dije se Pepa ka dalë nga berberhana dhe ka marrë një armë zjarri tip pushkë, për ta rrahur Azis Markolën.
Në momentin kur Pepa hyn për të sulmuar Markolën, disa qytetarë e kanë kapur nga dora dhe e kanë mbajtur. Në përpjekje për t’u përmbajtur, një plumb është shkrepur nga arma duke e plagosur Azis Markolën në të dyja këmbët.
AlpeNews.al






