• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TË VOTOHET NË QERSHOR NË KiE”/ Bundestagu i kërkon qeverisë të mbështesë më shumë Kosovën
Home
Nderkombetare

“TË VOTOHET NË QERSHOR NË KiE”/ Bundestagu i kërkon qeverisë të mbështesë më shumë Kosovën

16 May, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Çështja e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës u fut në Bundestagun gjerman. Deputetët diskutuan për mbrojtjen e vlerave të organizatës së parë të madhe evropiane të pasluftës së dytë botërore, ndërsa përmendën faktin që Prishtina e ka merituar plotësisht anëtarësimin.

Ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e konfirmoi vetë një gjë të tillë, por kërkoi sërish hapin e parë për asociacionin nga qeveria e Kosovës.

“Kosova, për shembull, demokracia më e re në Evropë, e ka vendin në Këshillin e Evropës. Kjo është arsyeja pse ne apelojmë dhe jam shumë mirënjohëse për këtë punë intensive të parlamentarëve demokratë dhe grupeve politike, që të bashkohemi këtu. I bëjmë thirrje të gjithë të përfshirëve dhe përgjegjësve në Kosovë që të bëjnë gjithçka që është e mundur për të siguruar që ne të arrijmë sa më shpejt shumicën e nevojshme për anëtarësim.”

Më i drejtpërdrejtë ishte deputeti i Unionit Kristiandemokrat, CDU, Knut Abraham, që tha se në këto orë bëhet fjalë për të vendosur për një çështje shumë të rëndësishme për të gjithë Evropën.

Ligjvënësi opozitar, përsëriti mbështetjen e madhe që mori Kosova në votimin e fundit dhe akuzoi kancelarinë gjermane se nuk po e kupton se bëhet fjalë për një mundësi vërtetë historike.

“Zonja ministre, ky është një moment historik. Dhe ne i dimë të gjitha fjalimet që bëhen këtu, në këtë tavolinë, ku thonë se duhet të stabilizojmë Ballkanin Perëndimor, duhet t’i evropianizojmë. Këtë duhet që ta bëjmë tani. Kjo është detyra e Komitetit të Ministrave. Zonja dhe zotërinj, tani i takon qeverive të vendosin. Ka një zhvillim të ri të shkëlqyer. Në një letër drejtuar Këshillit të Evropës, qeveria e Kosovës premtoi se do të dorëzojë një statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në gjykatën e saj kushtetuese deri në fund të majit. Prandaj, zonja Ministre, mendoj se do të ishte një ide e mirë nëse Komiteti i Ministrave do ta trajtonte këtë çështje në një takim të posaçëm të Komitetit të Ministrave, ndoshta në qershor.”

Deputeti i CDU vlerësoi përpjekjet e qeverisë së Kosovës, duke thënë se ka bërë një hap shumë të rëndësishëm këtu në përmbushjen e detyrimeve.

Në të njëjtën linjë edhe deputeti i Socialdemokratëve në pushtet, Frank Schwabe, që i bëri thirrje qeverisë të vlerësojë pozitivisht letrën e garancisë së Kosovës për asociacionin dhe ta bëjë ç’është e mundur për pranimin në Këshillin e Evropës.

 “Kosova duhet të bëjë gjithçka që mundet për t’u anëtarësuar. Kështu bëri sëfundmi, përmes një letre dërguar mëngjesin e sotëm për çështjen e pakicave serbe dhe asociacionit. Por unë mendoj se ne duhet t’ju japim një ndihmë, zonja Ministre e Jashtme, pasi mbi 80 për qind e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës votoi për anëtarësimin e Kosovës. Meqë e shoh kreun e grupit tim, mund të them se grupi socialdemokrat e dëshiron këtë aderim dhe qëndron prapa anëtarësimit, dhe mendoj se është edhe koalicioni dhe shumica e kësaj dhome e duan këtë. Prandaj Kosova duhet të bëhet shteti i 47-të anëtar i Këshillit të Evropës.”

Nuk është ende e qartë nëse votimi për Kosovën do të bëhet në këtë sesion të ministrave të Këshillit të Evropës, por ambasadori gjerman në Prishtinë konfirmoi për A2 CNN disa ditë më parë se kjo mund të futet në agjendë edhe në minutën e fundit. Por ai kërkoi pak guxim nga qeveria Kurti, me dorëzimin e një draft-statuti për asociacionin në gjykatën kushtetuese

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO TË VRAS EDHE TY SI NËNËN TËNDE"/ Detaje SHOKUESE nga masakrimi i 40-vjeçares shqiptare, autori kërcënoi edhe të bijën
Previous article RESHJE TË DENDURA SHIU NË MILANO/ Pema bie mbi kabllot e tramvajt! Kurrë nuk ka rënë kaq shumë në 170 vjet

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT