Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka kërkuar në Kuvend që vota të bëhet publike dhe qytetarët të njihen me votat që hedhin deputetët. Por kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tha se çdo gjë është transparente dhe se botohet në faqen zyrtare të Kuvendit.
Shehu: Duhet të jemi transparencë ndaj opinionit publik. Duhet të dinë njerëzit si votojmë. Të mos votojmë fshehurazi në letër, por hapur me kartona, është absurde. Është absurditet i tërë…
Nikolla: Votimi është i hapur është transparente çdo fletë votimi publikohet në faqen ë parlamentit të Shqipërisë.