Skandalet seksuale janë gjithëmonë nën “lupën” e mediave ndërkombëtare, dhe jo vetëm.
Një rast i tillë që është akoma duke “gëluar” është rishfaqur sërish në DailyMail.
***
Svetlana Travis Zakharova, 27 vjeç ka akuzuar rëndë një prej ish-klientët e saj, guvernatorin e Nju Jorkut, 58 vjeçarin Eliot Spitzer.
Akuza ka ardhur si pasojë e pretendimit të prostitutës Zakharova se guvernatori e ka kërcënuar me jetë se do ta vrasë.
Madje ajo ka parashtruar edhe provat në formë audio përballë gjykatës në vitin e kaluar.
Në një nga audiot dëgjohet:
“Ti do të vdesësh ngadalë dhe me dhimbje”. Kaq ka mjaftuar për të kuptuar qëllimin që ka patur Spritz ndaj 27 vjeçares.
Gjatë gjyqit ajo ka thënë se ka dashur që të kishte një lidhje publike me guvernatorin njujorkez, por për këtë ajo është gjobitur 400 mijë dollarë.
Ndërkohë gjatë seancave gjyqësore Spitzer jo vetëm që nuk ka qenë i pranishëm, por nuk ka dashur që ta shohë me sy ish-eskortën me të cilën shkonte.
Madje ai nuk ka dhënë asnjë koment edhe për audiot që vajza ka si provë të saj.
Përgatiti: AlpeNews.al