Ditën e djeshme u bë i mundur ndalimi i një efektivi të policisë dhe një avokati që në rolin e “sekserëve” merrnin 2000 euro për ti ndërhyrë prokurorëve.
Pista kryesore që ndihmoi në zbulimin e tyre ishin bisedat telefonike, ku dallohet qartë funksionimi i skemave të tyre.
Mirëpo, rastet ku sms-të apo telefonatat kanë “tradhëtuar” avokatë, policë, falsifikues apo dhe gjyqtarë nuk janë të pakta.
Çfarë ndodhi dje: Polici dhe avokati, në rolin e sekserëve
Ditën e djeshme, SHÇBA ka arrestuar një efektiv policie dhe një avokat, pasi të dy akuzohen se ushtronin ndikim të paligjshëm te gjyqtarë dhe prokurorë, në shkëmbim të shumave monetare që shkonin deri në 2 mijë euro.
Avokati Devis Qana
Organi i akuzës thekson se Devis Qana dhe Haki Dyli zhvillojnë komunikime të shkurta e më pas takohen fizikisht për shkak së zyra e avokatit është pranë Gjykatës. Gjatë bisedës së regjistruar më datë 14 Prill 2018, pretendohet se një prokurore i ka kërkuar 2 mijë euro për të mbyllur një çështje.
B- Po Haki!
A- Hajde se kam një punë tepër urgjente!
B- Erdha erdha…
B- …ai ishte avokat apo sekser?!!
A- …mua më tha që do ja pushoj çështjen patjetër.
B- Mua më tha kështu…unë do ta mbyll çështjen brenda 2-3 vleftësim-ndalimi dhe caktimi masë sigurimi. Djalin do ta nxjerr të pafajshëm. Do t’u jap dhe një dokument që djali është i pafajshëm.
A – Kështu me tha dhe mua…
B- Donte 600 mijë lekë për vete dhe 2 mije euro Prokurorja…
Më herët më datë 7 Mars rreth orës 10 e 30 minuta, Haki Dyli zhvillon një bisedë telefonike me një person. Polici Dyli i kërkon bashkëfolësit 1 mijë euro, të cilat siç thotë ia kishte kërkuar djali i punonjësit të Gjykatës së Durrësit.
A – …erdhi sot urgjent ai zotëria.. tha pasnesër ke 1000 euro. Mirë i thashë dakord!
B – Erdhi sot urgjent eee?!
A – Po, ai i biri.
B – I biri?
A – E pra, nga Vlora.
B – Aaaa ku është aty?
A – Po erdhi e unë nuk e njofta fare i vajta i thash lëviz makinën që ktej, kur ai më tha mua nuk po më njeh!!…eee do vij pasnesër.
B – Ashtu tha?
A – Po…do vij vetë tha pasnesër e do të sjell tha gjysmat e lekëve, do ma bësh hallall tha se nuk kam pas mundësi e kam pas lakun në grykë tha…
Por në një rast tjetër, Haki Dyli tregohet më i kujdesshëm dhe flet me kode.
A – Përshëndetje
B – Përshëndetje, si je Haki mirë? Me kërkon ndonjëri aty te gjykata?
A – Jo të mora unë vete…..?
B – Po…
A – Tashi dëgjo mua se ndërmjetesit i kanë këto, kur bëhesh ndërmjetës…
B – Më thuaj….
A – I thuaj babit do t’i sjellë 150 unë dhe do t’ja vonoj një cikë atë qindëshen.
B – po mirë pa problem i them unë…”
Bisedat e efektivit të policisë me hajdutin
Gjykata e Tiranës ka dënuar me një vit e shtatë muaj burg një ish-inspektor të Policisë së Shtetit, pasi ka ndihmuar një të kërkuar për vjedhje. Bëhet fjalë për ish-efektivin e “Shqiponjave”, Engrid Henaj, i cili u shpall fajtor për “shpërdorim detyre”, pasi ka ndihmuar dhe komunikuar gjatë kohës që ka qenë në kërkim, me shtetasin e arrestuar për vjedhje në kuadër të operacionit “Summer 2017”, Fatjon Lila.
Në bisedat mes tyre, Lila i kërkon policit që të vijë ta marrë në Qafë-Thanë me automjet policie, ndërkohë që ishte nën hetim. Kujtojmë se Lila është arrestuar në gusht 2017, në kuadër të operacionit “Summer 2017”, në të cilën u prangosën edhe persona të tjerë për vjedhje automjetesh.
Engrid Hënaj
PËRGJIMET
Nga transkriptimi i bisedave telefonike, rezulton se shtetasi Engrid Henaj ka komunikuar me shtetasin Fatjon Lila disa herë. Konkretisht në datën 21.05.2017 ora 21:51, Engrid Henaj nga numri celular ******198, ka zhvilluar këtë bisedë kundrejt numër ******956, i cili thirret nga ana e tij me emrin Fatjon. Në këtë bisedë, polici e këshillon mikun e tij në kërkim që të gjejë një zgjidhje me prokurorin e çështjes.
Polici: Pse i çon zile e s’merr ai. Dëgjo një çikë, për muhabetin tat. Ik kap prokurorin e idiot… Se je akoma në afat… Po ik pra, ta mbylli për muhabetin tat, o k…
Fajton Lila: Kush, të tha gjë njeri ty?
Polici: Po e di unë… ik te prokurori atje ta mbylli, mos të lëshojë urdhërarresti se ike në kokërr të burgut.
Fatjon Lila: Po ma ço, e ke emrin e atij atje?…
Polici: S’e kam o vëlla, nuk e di kush është aty. (Pyet kolegun: o shoku im, e jep se kush prokuror e ka çështjen?)… S’e jep, po ik interesohu kush prokuror e ka çështjen, fut na njërin që të interesohet, a dëgjo? Për ato makinat b***, ça ke bërë andej nga Kavaja, janë dy makina…
SMS me biznesmenin grek që tradhtoi Balilin
“Jo nga ato të shtrenjtat, nga ato të thjeshtat”, zbardhen përgjimet e grupit të vizave, porosi edhe nga Maroku
Zbardhen disa nga përgjimet të grupit prej 17 anëtarësh që trafikonin emigrantë drejt SHBA-ve dhe vendeve të BE-së, duke përdorur viza të falsifikuara. Bëhet fjalë për operacionin e koduar “272”, i cili është shtrirë edhe në disa vende të rajonit, ku në pranga kanë rënë 42 persona, 17 prej të cilëve në Shqipëri.
Prokuroria e Krimeve të Rënda, i ka pasur në përgjim anëtarët e grupit, që nga viti 2016. Komunikimet mes tyre bëheshin kryesisht përmes aplikacioneve “Whatsapp” dhe “Viber”, por nuk mungojnë edhe telefonatat. Burimet thonë se grupi merrte 20 mijë euro për çdo emigrant që dërgonte drejt Kanadasë dhe SHBA-ve.
Grupi, pasi gjente porositë, sigurohej që t’i pajiste emigrantët me dokumente të falsifikuara, që nga lejet e qëndrimit italiane e deri të vizat amerikane dhe më gjerë. Nga bisedat e përgjuara del se moshat e emigrantëve etiketoheshin përmes komunikimeve si numra këpucësh, në mënyrë që të mos binin në sy.
Emigrantët shqiptarë pajiseshin me dokumente, sikur të ishin shtetas italianë dhe duke qenë qytetarë të BE-së kalonin lehtësisht në vende të Perëndimit si SHBAtë dhe Kanadaja. Por klientë të grupit nuk ishin vetëm emigrantë shqiptarë, por edhe të huaj. Kështu rezulton në një përgjim të datës 7 janar mes Stojkut dhe Myrtajt, ku flitet për një porosi të ardhur nga një shtetas maroken, që kërkonte leje qëndrimi italiane. Stojku dhe Myrtaj flasin me njëri-tjetrin për emrin e qytetit dhe për lejen e qëndrimit, të cilën arrijnë ta falsifikojnë, pa hasur shumë vështirësi.
BISEDA MES STOJKUT DHE MYRTAJT PËR LEJET ITALIANE
Alfred Myrtaj: Desha me të pyet për një gjo, Fredi jam, alo?
Gentjan Stojku: Po, ça bone, po të dëgjoj.
Alfred Myrtaj: Eee, këto Leçe janë të gjitha?
Gentjan Stojku: Po.
Alfred Myrtaj: Me një fjalë, çdokush atje i merr, apo…
Gentjan Stojku: JO, po këto janë të asaj, pastaj ka edhe Milano, ka, po komuna ku ka qenë me një fjalë, që kanë dalë ato. Kanë qenë në atë komunë…
Përgjimet që çuan në arrestimin e gjyqtarit Miri
Telefonatat nga burgu të Gentian Dodës kanë qenë çelësi i hetimit që çoi në qeli gjyqtarin e Apelit, Shkëlqim Miri, i dyshuar për “korrupsion”. “
Hetimi i Prokurorisë për Krimet e Rënda për aferën korruptive ku dyshohet të jetë përfshirë gjyqtari i Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri, ka nisur në 26 janar 2017. Përgjimi i një numri telefonik të përdorur në qeli nga ana e Gentian Dodës, i dënuar për një ngjarje të vitit 1997 në Burrel, ka qenë çelësi i hetimit. Përmes telefonit Doda u kërkonte personave jashtë burgut t’i siguronin një shumë prej 30 mijë euro, që dyshohet të jetë përdorur për rryshfet në Apel.
Sipas dosjes, në një bisedë telefonike të datës 23 maj 2017 në orën 12:00 Gentian Doda udhëzon të afërmin e tij për sigurimin e parave.
“Do me plotësu si do që të jetë, kur të japin ky 15 euro. Kështu që ti sa ke aty. I ke 15 euro të gatshme, apo ke 14. Sa janë.
Duhet të plotësosh 30 dhe t’i çosh diku me Albanin”.
Pas mbledhjes së parave, prokuroria pretendon se ato i janë dorëzuar Kujtim Mirit, aktualisht i arrestuar, kushëri i gjyqtarit Miri në një lokal në zonën e Fushë-Krujës në 23 maj 2017. Ky veprim është regjistruar nga kamerat e sigurisë.
Pas këtij dorëzimi, Alban Buçi i ka dërguar një sms Gentian Dodës, duke i shkruar në anglisht tekstin “Çdo gjë në rregull tani, nga mesi i muajit tjetër”. Teksti përfundonte me tre emoji duarsh, që sipas prokurorisë ishte gjuhë e koduar, duke nënktuptuar që tre gjyqtarët jepnin miratimin.
Në komunikim telefoinik të datës 25 maj mes Alban Buçit dhe nënës së Gentian Dodës, Buçi i jep asaj garanci se i biri do të lirohej nga burgu.
“Rri pa merak. Ta jap unë me garanci se për dy javë e ke jashtë, sepse kam mbaruar punë unë para nja dy ditësh. Kam qenë i kam takuar unë ato. U kam dhënë ca dokumente. I kam dhënë një thes me dokumenta”.
/AlpeNews.al