• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË TJERA PAMJE/ Momentet kur Luan Maci mbledh edhe lekët që i bien në tokë, vendos pistoletën në banak
Home
Aktualitet
Kronikë

TË TJERA PAMJE/ Momentet kur Luan Maci mbledh edhe lekët që i bien në tokë, vendos pistoletën në banak

5 March, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Zbulohen pamje të reja të grabitjes së ndodhur sot në Tiranë, në një dyqan shkëmbimi valutor, brenda në ambientet e qendrës tregtare “Concord”.Video e re tregon skenën e grabitjes, por edhe sjelljen amatore të të dyshuarit Luan Maci.

Fillimisht shkelmon derën e subjektit dhe kërcënon dy punonjëset me armë pistoletë.

Pastaj nis të mbledhë paratë me dorë nga banaku.

Në pamundësi për t’i grumbulluar, ai lë armën në banakun e biznesit dhe nis t’i marrë me të dyja duart. Një pjesë e madhe e kartmonedhave i bien në dysheme dhe ai ulet që t’i mbledhë për t’i futur në çantën marsup.

Policia e Tiranës bëri edhe një njoftim zyrtar për ngjarjen dhe arrestimin e 42-vjeçarit pak orë pas grabitjes, aksion i koduar “Itinerari”.

Maci arriti të merrte të paktën 3 mln lekë në dyqanin e këmbimit valutor në rrugën “5 Maji”, një pjesë e të cilave u sekuestruan si provë materiale, bashkë me armën e krimit.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

“Vodhi rreth 3 milionë lekë, në një dyqan këmbimi valutor, në një qendër tregtare, duke kanosur punonjësen, me armë zjarri pistoletë, identifikohet, lokalizohet dhe arrestohet 42-vjeçari.

42-vjeçari, me precedent penal për të njëjtën veprimtari kriminale. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, një pjesë e shumës së parave të vjedhura dhe veshja e përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje, në rrugën “5 Maji”, kanë organizuar në drejtimin e Prokurorisë, punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit:

-L. M., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se duke kanosur punonjësen, me arme zjarri pistoletë, ka vjedhur rreth 3 milionë lekë, në një dyqan këmbimi valutor, brenda një qendre tregtare, në rrugën “5 Maji”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

 

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËNON SULMIN NË AZERBAXHAN/ Rama: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!
Previous article "MË ZURI GJUMI..."/ Shoferi shpëton për mrekulli pasi makina përplaset me bordurën në aksin Morinë-Kukës dhe përfundon në kanal

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT