Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto, duke treguar punimet nga rrugë të ndryshme në vend.
“Të tjera kantiere rrugësh në zona turistike e bujqësore, nga Cërriku në Belsh, lart në Pukë e poshtë në Myzeqe e deri tutje në Tepelenë, ku si në shumë zona të tjera punohet intensivisht për Shqipërinë që duam, duke hedhur çdo ditë nga një hap në çdo drejtim, me këmbëngulje e durim”, shkruan Rama.
Por, komentues të shumtë shkruajnë të habitur me gjerësinë e rrugëve.
Kjo, pasi nga fotot duket se aty me vështirësi kalon një makinë, jo më të shkëmbehen dy makina