• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË TJERA DETAJE/ Zbardhen përgjimet e SPAK për Rovena Vodën, mori 1 mijë euro, 1 telefon dhe 1 arkë me…
Home
Aktualitet
Kronikë

TË TJERA DETAJE/ Zbardhen përgjimet e SPAK për Rovena Vodën, mori 1 mijë euro, 1 telefon dhe 1 arkë me…

14 July, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Zbardhen detaje të reja nga dosja e SPAK, që “fundosën” ish-zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda, ndaj së cilës GJKKO caktoi mbrëmjen e kaluar “arrest shtëpie”.

Gazetarja Klodiana Lala siguron për “BalkanWeb” dosjen e SPAK, ku përgjimet zbulojnë se si ish.zv/ministrja ka marrë ryshfet dhe dhurata për të punësuar një grua në Ministrinë e Brendshme. Siç raporton gazetarja Lala, hetimi nga SPAK ka nisur në vitin 2019, për një çështje tërësisht tjetër, që në fakt zbuloi rastin e ish-zv.ministres së Brendshme.

Sipas SPAK, nga hetimi dhe përgjimet ka rezultuar se Voda i kishte premtuar Florida Beut ta punësonte si specialiste në Ministrinë e Brendshme, duke i marrë njëherë shumën prej 1 mijë eurosh, më pas një telefon dhe një arkë me peshk, raporton “BalkanWeb”.

Në dosjen e SPAK thuhet se pavarësisht se ajo ka aplikuar në 11 vende pune për t’u emëruar si specialiste, ajo nuk ka kaluar as në fazën e dytë, duke mos e përfituar vendin e punës. Por, pavarësisht kësaj, Voda ka përfituar dhurata prej saj, ndaj dhe e ka konsumuar veprën penale.

Sipas SPAK, më 13 shkurt 2020, Majlinda Hasani, avokate, është takuar me Florida Beun dhe zv.ministren e kohës, Rovena Voda. Florida i ka kërkuar Vodës t’i gjente një vend pune. Ajo ka telefonuar një person, që kishte dijeni për vende pune. “Shefe nuk e bëj dot, por do ta rregulloj si specialiste”, ka thënë ajo.

Më tej, në përgjimet e SPAK, është edhe momenti kur Beu dëgjohet t’i thotë Hasanit ““Më ngeli mendja, mos duhet të jepnim më shumë, të na vendoste në një vend të hajrit”.

Gazetarja Lala, referuar dosjes së SPAK, thekson se ato i kanë dhënë Vodës shumën prej 1 mijë eurosh dhe sipas SPAK ky moment është filmuar, ndonëse eurot ishin në zarf. “Leku e hedh ujin përpjetë”, thotë më tej ajo.

SPAK thotë se ato i kanë bërë dhe një telefon dhuratë Vodës. Sipas SPAK, të tre gratë janë takuar edhe në një ambient të MB.

Ndërsa, takimi i fundit mes tyre është bërë më 06.03.2020, ku Voda shfaqet me makinën e saj, në Durrës, dhe ku Beu i ka dhënë dhe një arkë me peshk.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UDHËTON DREJT MOLDAVISË/ Partizani njoftim zyrtar për përgjigjet e tamponave anti-COVID: Ju bëjmë me dije se…
Previous article EKZEKUTOI KLODIAN RASHËN/ Ja sa vite burg vendos Gjykata e Tiranës për Nevaldo Hajdarajn

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

RENEA OPERACION PËR KAPJEN E TË DËNUARIT PËR VRASJE/ I shumëkërkuari i shpëton policisë! Ja çfarë ndodhi në Korçë Aktualitet

RENEA OPERACION PËR KAPJEN E TË DËNUARIT PËR VRASJE/ I shumëkërkuari i shpëton policisë! Ja çfarë ndodhi në Korçë

AKSIDENT I FRIKSHËM NË AKSIN RRUGOR VLORË-ORIKUM/ Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË AKSIN RRUGOR VLORË-ORIKUM/ Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT