• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË TJERA DETAJE/ Tragjedia e efektives 21-vjeçare që ktheu armën ndaj vetes! Mesazhet e dyshimta me të dashurin e arrestuar
Home
Breaking News

TË TJERA DETAJE/ Tragjedia e efektives 21-vjeçare që ktheu armën ndaj vetes! Mesazhet e dyshimta me të dashurin e arrestuar

25 May, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Armën të cilën e kishte marrë me betimin për t’i shërbyer të tjerëve, efektivja 21-vjeçare Aldorjana Loshi e përdori kundër vetes. Motivin që e shtyu drejt këtij akti ekstrem, e ka marrë me vete. Por disa elementë që mund ta kenë rënduar gjendjen e saj psikologjike, policia është duke i zbuluar.

I pari që mbërriti në banesën e Aldorjanës të premten pasdite ishte i dashuri i saj. E kishte telefonuar me dhjetëra herë, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje. Me dyshimin se diçka nuk shkon, Endri Nika 28-vjeçar, nga Kamza ku banon, u nis drejt lagjes së “Ali Demit” në Tiranë. Asnjë përgjigje pas derës së apartamentit ku 21-vjeçarja jetonte e vetme. Dyshohet të ketë qenë përafërsish ora 18:00 kur efektivja i dha fund jetës, pak para se i dashuri të mbërrinte në shtëpinë e saj. Orët më herët gjatë ditës mendohet të mos kenë qenë të lehta për efektiven e re. Miq e kolegë thonë jashtë kamerave se çifti kishin debate të vazhdueshme.

Kur u përball me tragjedinë i dashuri 7 vite më i madh se Aldorjana, i telefonoi menjëherë policisë i lënduar. Pa dyshuar mbi të, si njeriu i afërt me vajzën, policia e mori në pyetje për të zbuluar më shumë se çfarë mund ta kishte shtyrë Aldorjanën të qëllonte veten. Vetëm në mbrëmje u bindën se i dashuri i polices Endri Nika kishte bërë veprime që e pengojnë zbulimin e së vërtetës të vështirë për tu zbuluar në rastet e vetëvrasjes. Aty e arrestuan. Faktuan se 28-vjeçari sapo kishte parë të dashurën e pajetë në banesë, kish marrë në duar telefonin e saj duke i fshirë të gjitha mesazhet e shkëmbyera me njëri-tjetrin. Të njëjtën gjë bëri edhe nga telefoni i tij. Se çfarë ka dashur të fshehë, këtë pritet që policia ta zbulojë duke tentuar në një rrëfim të tijin ose në zbërthimin e aparateve celularë për të rikthyer bisedat e fshira.

E reja, punonte në komisariatin numër 5 në Kamëz prej 1 viti. E donte uniformën dhe përpiqej të vepronte me korrektësi pa gabuar në asnjë rast. Pikërisht gjatë kësaj periudhe dyshohet se ka nisur dhe historia e dashurisë me 28-vjeçarin Endri Nika. Babai i tij punonte në të njëjtin komisariat në Kamës, me Aldorjanën.

Në apartamentin me qira në Tiranë, të gjithë e njihnin një vajzë të qetë. Shpesh e kishin parë të konsumonte kafe në lokal e vetme.  Ajo që e kishte vrarë gjithmonë, është mungesa e babait, i cili nuk jetonte. “Babai është dashuria e parë e çdo vajze”, mbante shënim në krye të faqes së saj në Instagram, efektivja.  Miq, të afërm, kolegë të saj e dashamirës do i japin lamtumirën në një ceremoni në Katedralen e Rrëshenit. Të dielën Aldorjana Loshi do të prehet në vendin e saj të lindjes në fshatin Konaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HERA E PARË QË PRANOVA TË TRANSPORTOJA DROGË"/ Çfarë tha para policisë pronari i furgonit: Kokainën ma dha…
Previous article DOSSIER/ Kujtimet e Petro Markos. Kur Asllan Ypi i tha Enverit te kafe ‘Flora’: Çdo këtu me këta të kuqtë?!

s.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT