• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË TJERA DETAJE/ Terrorizohen banorët e fshatit Gruemirë! 100 plumba drejt banesës së familjes Kurtaj, dy persona të maskuar qëllojnë…
Home
Breaking News

TË TJERA DETAJE/ Terrorizohen banorët e fshatit Gruemirë! 100 plumba drejt banesës së familjes Kurtaj, dy persona të maskuar qëllojnë…

2 February, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Afro 100 plumba kanë terrorizuar banorët e fshatit Gruemirë në Malësinë e Madhe mbrëmjen e kaluar. 3 shtetas të familjes Kurtaj nga fshati Linaj në Malësinë e Madhe u bënë pjesë e këtij sulmi me armë zjarri ndaj tyre.

Dy persona të maskuar dhe me motor kanë qëlluar në drejtim të një automjeti ku ndodheshin Mirsad, Besim dhe Edison Kurtaj. Sipas dëshmisë të këtyre tre personave gjithçka ka nisur në orët e para të mëngjesit të 1 shkurtit. Dy personat e maskuar që po shkonin drejt një zone malore me motor papritur kanë qëlluar me armë zjarri shotgan kamerat e sigurisë në banesën e familjes Kurtaj, të cilët i kishin vendosur sepse përballë shtëpisë kanë disa kafshë që i mbajnë.Pas disa orësh, gjatë pasdites pas orës 18:00 dy shtetasit me motor janë kthyer dhe tre personat e familjes Kurtaj, të cilët po i prisnin nëse do ktheheshin kanë njohur motorin. Në atë moment kanë tentuar t’i ndalin për t’i pyetur se përse qëlluan kamerat e sigurisë, por këta dy shtetas ende të paidentifikuar kanë vijuar rrugën.

Tre personat e familjes Kurtaj i janë vënë mbrapa me një automjet dhe dy shtetasit që po ecnin me motor kanë nisur të qëllojnë me automatik kallashnikov kësaj here. Një ndjekje që ka zgjatur rreth 10 minuta e shoqëruar me të shtëna dhe afro 100 plumba. Dy autorët qëlluan në tokë me qëllimin për të ndalur ndjekjen ndaj tyre dhe jo në drejtim të automjetit. Personi që ndodhej në pjesën mbrapa në motor gjatë largimit është rrëzuar në tokë dhe është futur në një arë duke vijuar të qëllojë edhe nga aty. Ndërkohë personi tjetër ka vijuar rrugën duke qëlluar edhe ai derisa ka arritur të largohet në drejtim të paditur.

Tre shtetasit e familjes Kurtaj kanë dhënë dëshminë e tyre në komisariatin e policisë Malësi e Madhe duke thënë se nuk e kanë idenë se kush janë shtetasit që qëlluan fillimisht kamerat e sigurisë tek banesa në Linaj dhe më pas në drejtim të tyre gjatë ndjekjes me makinë. Policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe identifikimin e autorëve që qëlluan me armë zjarri duke terrorizuar banorët të cilët kanë dëgjuar të shtënat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ “Feçori ishte ‘kodoshi’ i fejesës së Silva Turdiut me djalin e Mehmet Shehut”- Zbulohet dëshmia e rrallë e drejtorit të Zbulimit në hetuesi: Pasi fejesa u prish ai nuk lejoi të vinte...
Previous article NGJARJE E RËNDË NË KOSOVË/ Shembet objekti i pabanuar, ndërrojnë jetë 3 fëmijë

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT