Dalin detaje të reja nga vrasja e rojes së serave, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në fshatin Mbrostar Ura, në Fier.
Ekspertët e drejtorisë së policisë Fier po krehin të gjithë zonën.
Paraprakisht dyshohet se ka qenë një person i vetëm ai që ka kryer vrasjen, autori është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.
Sipas të dhënave nga fshati ku banonte roja e serave, Petraq Gjika, i ndjeri kishte kohë që punonte roje nate. Para disa kohësh ai kishte pasur një konflikt ku edhe është rrahur.