• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË TJERA DETAJE/ Policia rikthehet në shtëpinë e krimit, kontrolle për mikrogjurmë që të zbulojë vrasjen e dyshuar të Gëzim Vijës në Bulgarec
Home
Breaking News

TË TJERA DETAJE/ Policia rikthehet në shtëpinë e krimit, kontrolle për mikrogjurmë që të zbulojë vrasjen e dyshuar të Gëzim Vijës në Bulgarec

3 April, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dyshimet e arsyeshme për një vrasje të mundshme gjatë konfliktit të çastit apo në dinamikë grabitjeje, kanë rikthyer sot (3 prill) Policinë e Korçës në fshatin Bulgarec, në banesën e 78-vjeçarit Gëzim Vija, që u gjet dje i vdekur, teksa kishte edhe plagë nga goditje në kokë.

 

Kjo gjurmë e parë shërbeu si indicio për një krim të dhunshëm, duke mos përjashtuar pistën e rënies aksidentale.

 

makina korce

 

 

 

Por gjurmët e tjera të zbuluara përforcuan dyshimin se i moshuari që jetonte vetëm prej më shumë se dy dekadash, mund të ishte sulmuar me pasoja fatale.

 

bulgarec krimi

 

Vetëm pak minuta më parë është rrethuar përsëri vendngjarja në fshatin Bulgarec të Korçës, për ngjarjen e rëndë kriminale ku mbeti i vdekur 78-vjeçari Gëzim Vija, baba i katër fëmijëve.

 

korce bulgarec ngjarja

Gjithashtu, ekspertët kriminalistë janë rikthyer sërish duke kryer veprimet hetimore brenda banesës për të zbardhur dinamikën e krimit.

bulgarec5

Po tentohet gjetja e mikrogjurmëve, ku është këqyrur, kontrolluar dhe fotografuar gjithçka.

bulgareec2

Në pamje dallohen hetuesit duke fotografuar një makinë “Benz” me ngjyrë ulliri dhe targa të Korçës.

bulgarec3

Gjithashtu edhe brenda shtëpisë, me pajisje kontrolli për gjurmë biologjike, ADN-je apo dhe daktiloskopike.

korce

Ndërkohë, pjesë e veprimeve hetimore është edhe një automjet në pjesën e jashtme të banesës, në të cilin po kryhen veprime.

gezim vija dhe vendngjarja korce

Gjithashtu po kërkohet ehe sendi me të cilin dyshohet se mund të jetë goditur në kokë i moshuari dhe kontaktet e tij të fundit, ekspertimi i telefonit për biseda dhe mesazhe dhe dëshmitë e fqinjëve, të afërmve dhe kujtdo që ka informacione me rëndësi hetimore për zbardhjen e krimit.

korce ngjarja gezim vija

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BABAI I TIJ PRETENDON SE ËSHTË NDARË/ Misteri për zhdukjen e Ervis Martinajt! Ministri i Brendshëm: Informacionet i disponon vetëm…
Previous article GJYQI NDAJ VELIAJT/ Prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

s.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT