• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË TJERA DETAJE NGA DËSHMIA/ Alibej: Ja pse armën e vrasjes së Ramazanit e fshehëm te servisi i Manahasëve! Motra e Runajt punonte sekretare e gjyqtares Fetahu
Home
Aktualitet
Kronikë

TË TJERA DETAJE NGA DËSHMIA/ Alibej: Ja pse armën e vrasjes së Ramazanit e fshehëm te servisi i Manahasëve! Motra e Runajt punonte sekretare e gjyqtares Fetahu

10 June, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej, ka vijuar në GJKKO të rrëfejë detaje nga ngjarjet kriminale që shpërthyen pas vitit 2018 në Elbasan, kur iu vra në masakrën e Bradasheshit i vëllai Endrit Alibej, xhaxhai dhe miku turk i familjes.

Ai tregoi se pas ekzekutimit të Emiljano Ramazanit, i thirrur edhe me pseudonimin ‘Ili”, që punonte për Çopjat, armën e krimit me sugjerim të Dumanit, vendosën ta fshihnin te servisi i Manahasëve. Dhe më pas aty çuan për aksion oficerin Leonard Palushi.

“Nuredin Dumani më thotë armën e krimit të vrasjes së Emiljano Ramazanit t’ia lëmë Seit Manahasas. Kjo për shkak se kur është vrarë Andi Zylyfi, kanë qenë të shoqëruar në polici Seiti dhe Dashnor Dumani. Klevis Kapllanaj ka shkuar ka marrë armën afër shpisë së Bujarit dhe e ka çu te Seiti, buzë autostradës. Kishte kërkuar për këtë gjë 8 mijë euro. Kur është vendosur arma i kam thënë Bujar Germizit dhe i kam thënë t’i themi Leonard Palushit dhe shko takoje. Ka shku Bujari dhe ka taku Leonardin dhe e kanë vënë në dijeni për rastin. Leonard Palushi ka bërë veprimet në policinë e Elbasanit dhe ka gjet armën”, rrëfeu ai.

Alibej foli edhe për një detaj, se motra e Regis Runajt, i vrarë më 2020, ishte sekretare e gjyqtares Pajtime Fetahu në Elbasan. Fetahu mbante lidhje të ngushta sipas hetimeve të SPAK, me Çopjat dhe Suel Çelën.

“Xhuljano Hoxha ishte në polici për t’u marrë në pyetje. Motra e Regis Runaj është sekretare e Pajtime Fetahut, ishte në polici dhe i thotë Xhuljano Hoxha, të fala ke nga Keli, sa lekë do, hap gojën dhe trego. Agim Lleshi punonjes i policisë Elbasan i them unë se ishte e pranishme motra e Rigers Runajt”, tha ai.

Një tjetër rast ishte kur Talo Çela dhe kundërshtarët po përgatisnin atentat ndaj familjes së tij dhe ai i kërkoi oficerit Palushi që të bënte aksion.

“Leonard Palushi, isha gati për t’i thënë info për Talo Çela. E thërras dhe i them Palushit dhe bëjnë operacionin, kam pas vetëm komunikime në telefona normal, ose Signal, ose Whatsapp. Me vjen në mëngjes mesazhi nga Palushi dhe më thotë: “Vëlla, e kryva”. Dhe i them unë, kë, Talon? Jo, më thotë, Ervis Dakën dhe pashë në televizor që kishin kapur armë dhe municione. Dhe kisha info që po përgatiteshin për sulm ndaj familjarëve të mi”, tha Alibej.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAKRA NË AUSTRI/ Konfirmohen 10 viktima, autori një ish-nxënës që kishte braktisur shkollën; përdori dy armë për të qëlluar
Previous article KOKAINË, EURO DHE PISTOLETË/ Arrestohet shqiptari në Itali. Vlera e drogës në treg rreth 2.5 mln euro

s.autor

Postime të ngjashme

EGLANT KOÇI DYSHOHET SE U VRA ME PLUMB NË KOKË/ Ffamiljarët identifikojnë trupin! Dërgohet për ekspertizë në morg Aktualitet

EGLANT KOÇI DYSHOHET SE U VRA ME PLUMB NË KOKË/ Ffamiljarët identifikojnë trupin! Dërgohet për ekspertizë në morg

NDRYSHIME NË POLICI/ Emërohen 65 shefa të rinj komisariatesh, në disa qytete të vendit Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICI/ Emërohen 65 shefa të rinj komisariatesh, në disa qytete të vendit

PROVIMET I LIRIMIT/ 29 mijë minimaturantë testohen sot në Gjuhën Shqipe Aktualitet

PROVIMET I LIRIMIT/ 29 mijë minimaturantë testohen sot në Gjuhën Shqipe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT